By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Studimi i ‘Nature’: Shqiptarët rrjedhin nga popullatat indigjene të Ballkanit që nga Epoka e Bronzit – dëshmi nga ADN-ja e lashtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Studimi i ‘Nature’: Shqiptarët rrjedhin nga popullatat indigjene të Ballkanit që nga Epoka e Bronzit – dëshmi nga ADN-ja e lashtë
TOP Momenti

Studimi i ‘Nature’: Shqiptarët rrjedhin nga popullatat indigjene të Ballkanit që nga Epoka e Bronzit – dëshmi nga ADN-ja e lashtë

Momenti
Published: May 21, 2026

Një studim i ri gjenetik është botuar sot në revistën ” Nature Human Behaviour “, duke ofruar pamjen më të qartë të origjinës së shqiptarëve, duke zbuluar rrënjë të thella në Ballkan dhe një nivel të pazakontë vazhdimësie nga Epoka e Bronzit deri në ditët e sotme.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Tel Avivit dhe Universiteti Shtetëror i Ohajos, ka analizuar mbi 6,000 gjenome të lashta nga Ballkani dhe Euroazia Perëndimore, si dhe 74 gjenome të reja nga shqiptarët e ditëve të sotme.

Your browser does not support the video tag.

Studiuesit përdorën metoda të përparuara statistikore, duke përfshirë teknikën e “identitetit të lashtë sipas prejardhjes” (ancIBD), e cila identifikon segmentet e ADN-së të trashëguara nga paraardhësit e përbashkët.

Rezultatet tregojnë se, “ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Juglindore u riformësua nga migrimet në shkallë të gjerë gjatë Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm mbetën relativisht të paprekur.

Your browser does not support the video tag.

Terreni malor duket se ka shërbyer si një strehë afatgjatë, duke ruajtur lidhjet gjenetike me popullatat e lashta të Ballkanit perëndimor dhe qendror nga periudhat e Epokës së Hekurit dhe Romake.”

Dr. Leonidas-Romanos Davranoglou, një studiues në Muzeun e Historisë Natyrore të Universitetit të Oksfordit, se shqiptarët përfaqësojnë një nga shembujt më të qartë të vazhdimësisë gjenetike afatgjatë në Ballkan.

“Rezultatet tona tregojnë se shqiptarët përfaqësojnë një nga shembujt më të qartë të vazhdimësisë gjenetike afatgjatë në Ballkan. Pavarësisht trazirave të mëdha historike, ata ruajtën lidhje të forta me popullatat e lashta që jetuan në këtë rajon mijëra vjet më parë.”

Kjo vazhdimësi reflektohet edhe në modelet demografike.

Analizat gjenetike të madhësisë historike të popullsisë tregojnë se shqiptarët rrjedhin nga një popullsi stërgjyshore relativisht e vogël dhe kohezive, në përputhje me izolimin e zgjatur dhe rrjedhën e kufizuar të gjeneve nga jashtë gjatë shekujve.

Bashkautori Dr. Alban Lauka theksoi se ky lloj sinjali gjenetik tregon një popullatë që ka mbetur relativisht e qëndrueshme për periudha të gjata, edhe pse rajonet përreth kanë përjetuar ndryshime të mëdha demografike.

Ndërkaq, bashkautori Gjergj Bojaxhi shtoi se ky është një zbulim kyç për historinë e Shqipërisë.

Ai tregon se komunitetet e lidhura ngushtë me shqiptarët e sotëm ishin tashmë të pranishme në Shqipërinë jugore shumë kohë përpara se të dokumentoheshin historikisht.

Revista Nature është një nga dy revistat më prestigjioze në botë në fushën e Antropologjisë, dhe artikulli u botua pasi kaloi një vlerësim tekniko-shkencor nga bordi editorial i revistës.

Botimi ka disa bashkautorë nga Shqipëria (Roots Project, Akademia e Shkencave dhe Instituti i Albanologjisë), si dhe bashkautorë nga vende si Greqia, Hungaria, Polonia dhe SHBA-ja.

Artikulli përdori bazën më të madhe të të dhënave të popullsisë moderne shqiptare (Shqipëria, Kosova/Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria) me teste të kryera në laboratorë në Gjermani, Itali dhe SHBA.

Edhe brenda territorit të Shqipërisë, mostra e rezultateve përmban rezultate nga çdo rajon i vendit./Telegrafi.

You Might Also Like

Ahmeti: BDI formëson gjenerata të reja, unë nuk do të jem kryetar por do të bëhem veteran
KQZ në fazën e fundit të numërimit, mbeten të numërohen votat me postë dhe ato me kusht
Të vjedhura jashtë vendit, sekuestrohen 13 varëse me gurë diamant, mbi 15 kg ari e ora të markave të ndryshme – Policia e Shtetit publikon pamje
Nikolloski: Fillojnë punimet për autostradën Shkup–Bllacë, ndërtojmë arterien kryesore për lidhjen me Kosovën dhe rajonin
Lidhja e Shëngjinit me Ranën e Hedhun, Rama: ‘Bypass-i’, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin

You Might Also Like

Nga 10 në 5 vjet, propozim ligji i ri shkurton vlefshmërinë e lejeve për armë
TOP Momenti

Nga 10 në 5 vjet, propozim ligji i ri shkurton vlefshmërinë e lejeve për armë

June 13, 2026
Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike
TOP Momenti

Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

June 13, 2026
Mesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh
TOP Momenti

Mesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh

June 13, 2026
Nga rrjetëzimi te partneritetet – nis takimi në Lucernë i dhjetëra bizneseve shqiptare nga Zvicra dhe diaspora
TOP Momenti

Nga rrjetëzimi te partneritetet – nis takimi në Lucernë i dhjetëra bizneseve shqiptare nga Zvicra dhe diaspora

June 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?