By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mickoski: Maqedonia në krye të listës për fondet evropiane, kjo tregon se qeverisja jonë ka sukses
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mickoski: Maqedonia në krye të listës për fondet evropiane, kjo tregon se qeverisja jonë ka sukses
Lajme

Mickoski: Maqedonia në krye të listës për fondet evropiane, kjo tregon se qeverisja jonë ka sukses

Momenti
Published: May 21, 2026

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha sot se Maqedonia mori më së shumti mjete nga BE-ja për agjendën reformuese.

“Shikoni, mendoj se ajo që thotë opozita as nuk meriton koment. Prandaj atë pjesë do ta kaloj. Por dua vetëm t’i paralajmëroj qytetarët maqedonas se, supozoj, atmosfera në opozitë është mjaft specifike. Dhe si rezultat i asaj atmosfere specifike, ndonjëherë gjatë ditës kemi qëndrime të ndryshme për të njëjtën temë, e ndonjëherë madje ata vetë vihen në situatë të përgënjeshtrojnë vetveten gjatë ditës. Por cila është e vërteta dhe cilat janë faktet? Faktet janë se thamë që nga të fundit në grupin “Ballkani Perëndimor 6”, do të bëhemi të parët. U angazhuam në punë intensive menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe ja ku jemi, tashmë në raportin e janarit, të parët. Tani vijon raporti i qershorit në fund të muajit qershor. Kemi komunikim intensiv me zotin Gert Jan Koopman. Punojnë të gjitha portfoliot në kuadër të Qeverisë dhe pres që këtë pozitë ta konfirmojmë edhe pas raportit të qershorit dhe me këto rreth tridhjetë, tridhjetë e një milionë euro që janë mbështetje direkte buxhetore, deri në fund të vitit t’i afrohemi shifrës 100, mbështetje direkte buxhetore, e kur kësaj t’i shtohen edhe financimet dhe mjetet e parapara për projekte, ajo shifër do të jetë disa qindra milionë euro dhe kështu vazhdojmë edhe në periudhën që vjen. Të gjithë ata që luten që kjo Qeveri të mos ketë sukses, e në këtë mënyrë luten që të mos ketë sukses as shteti dhe qytetarët, për fat të keq kam një lajm të keq për ta, do të duhet të dëshmojnë shumë suksese që po i arrin kjo Qeveri. Ju kujtohet si gëzonin kur doli në, për ta mediat e preferuara bullgare, ai intervistimi i raportuesit Waitz, e më pas askund nuk u panë ata brejtës që të dalin dhe ta komentojnë intervistën e zotit Waitz, kur qartë tha se ka reforma, gjë që në fakt u konfirmua edhe nga Komisioni Evropian me këtë raport.
Ju kujtohet se na thoshin se do të vinte valë migrantësh, ja erdhi muaji maj, do të kalojë edhe maji, ata thoshin që nga prilli, por nuk ka as migrantë, përkatësisht migrantë si rezultat i asaj marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar. Ju kujtohet se vitin e kaluar zhvillonin fushatë se gjoja po falimentonim, ndërsa ne sot themi se pavarësisht të gjitha sfidave në botë dhe në Evropë, kemi suksese në ekonominë maqedonase. Dhe sipas rritjes së bruto produktit vendor jemi ndër tre të parët, ndër pesë të parët në Evropë, sado që kjo të hasë në tallje nga struktura të caktuara që unë i quaj llum i kësaj shoqërie”, tha Mickoski.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se qëllimi i kësaj Qeverie është të luftojë për qytetarët, të realizojë atë që ka premtuar, njëkohësisht të korrigjojë të gjitha ato politika të gabuara.

“Ato politika lanë gjurmë të mëdha dhe për fat të keq, ne do të duhet edhe për një kohë të merremi me korrigjimin e gjithçkaje që u shkatërrua gjatë 7 viteve të qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së dhe tani jemi mjaft të suksesshëm në këtë. Dhe prandaj kam një lajm të keq për këta brejtës që do të jepnin gjithçka që kjo Qeveri të mos ketë sukses dhe Maqedonia të mos ketë sukses. Do të duhet t’i shikoni sukseset e Qeverisë edhe për një kohë të gjatë, e së shpejti vetëm para ekraneve të vegjël, sepse do të jeni e kaluar politike”, tha Mickoski.

You Might Also Like

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

LEXO GJITHASHTU

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
TOP Momenti
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
TOP Momenti
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
TOP Momenti
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

You Might Also Like

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
Lajme

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale

August 7, 2026
Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Lajme

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh

August 7, 2026
Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli
Lajme

Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli

August 7, 2026
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?