By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohen menaxheri dhe analisti bankar në Prishtinë: Morën kredi 25 mijë euro pa dijeni të klientes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohen menaxheri dhe analisti bankar në Prishtinë: Morën kredi 25 mijë euro pa dijeni të klientes
Lajme

Arrestohen menaxheri dhe analisti bankar në Prishtinë: Morën kredi 25 mijë euro pa dijeni të klientes

Momenti
Published: May 21, 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë bankarë, të dyshuar për përfshirje në një rast të keqpërdorimit të detyrës dhe ngarkimit të kundërligjshëm të një kredie në emër të një qytetareje, pa dijeninë e saj.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë zhvilluar nga njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me autorizim të Prokuroria e Shtetit e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Dy të dyshuarit, njëri në pozitën e menaxherit bankar dhe tjetri si analist bankar, dyshohet se kanë tejkaluar autorizimet ligjore duke realizuar transaksione të kundërligjshme në llogari të dy bizneseve, përmes një shume prej 24 mijë eurosh.

Sipas hetimeve, viktima paraprakisht ishte ngarkuar me një kredi prej 25 mijë eurosh pa dijeninë e saj, e cila më pas është përdorur për ekzekutimin e transaksioneve dhe përmbarimit financiar.

“Dyshimet janë se menaxheri bankar ka urdhëruar në mënyrë verbale analistin bankar për ekzekutimin e transferimeve, duke shkaktuar dëm financiar të konsiderueshëm ndaj të dëmtuarës”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se kredia është trajtuar edhe përmes procedurave përmbarimore, ndërsa banka ka paraqitur kallëzim penal, pavarësisht se, sipas autoriteteve, nuk janë ofruar prova të mjaftueshme për realizimin e kredive në emër të qytetares.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjorë dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet po vazhdojnë në aspektin financiar për të zbardhur plotësisht shumën prej 25 mijë eurosh dhe rrethanat e rastit./Telegrafi.

You Might Also Like

Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59
Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

LEXO GJITHASHTU

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
TOP Momenti
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
TOP Momenti
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
TOP Momenti
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
TOP Momenti

You Might Also Like

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

August 7, 2026
Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
Lajme

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale

August 7, 2026
Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Lajme

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?