By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Studimi: Përdorimi i telefonit gjatë natës po ua “vjedh” gjumin adoleshentëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Studimi: Përdorimi i telefonit gjatë natës po ua “vjedh” gjumin adoleshentëve
TOP Momenti

Studimi: Përdorimi i telefonit gjatë natës po ua “vjedh” gjumin adoleshentëve

Momenti
Published: May 21, 2026









Një studim i ri shkencor tregoi se adoleshentët përdorin mesatarisht mbi 50 minuta telefonat inteligjentë mes orës 22:00 dhe 06:00 gjatë netëve të shkollës, ndërsa më shumë se gjysma e tyre përdorin pajisjet edhe mes mesnatës dhe orës 04:00 të mëngjesit.

Your browser does not support the video tag.


Studimi i botuar në revistën shkencore amerikane “JAMA Pediatrics”, u realizua mbi analizën e rreth 657 adoleshentëve në SHBA, me moshë mesatare rreth 15 vjeç, si pjesë e projektit afatgjatë “Zhvillimi i Aftësive Njohëse të Trurit të Adoleshentëve” (ABCD) – një nga studimet më të mëdha mbi zhvillimin e trurit dhe shëndetin e fëmijëve në SHBA.


Të dhënat u mblodhën përmes një aplikacioni të instaluar në telefonat e pjesëmarrësve, i cili regjistronte në mënyrë pasive përdorimin e ekranit, duke shmangur pasaktësitë e vetëdeklarimeve – një problem i zakonshëm në studimet e mëparshme mbi kohën e qëndrimit në ekran.


Rezultatet treguan se përdorimi gjatë natës është i përqendruar kryesisht në rrjete sociale dhe platforma si, YouTube, Instagram dhe TikTok, ndërsa një pjesë e adoleshentëve përdornin edhe shërbime streaming si “Netflix” dhe “Disney+”, si dhe lojëra online si “Roblox” dhe “Clash Royale”.


Sipas studiuesve, veçanërisht Jason Nagata nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, ky model përdorimi lidhet me ndërprerjen e gjumit në një fazë të rëndësishme të zhvillimit.


Adoleshentët kanë nevojë për rreth 8–10 orë gjumë në natë për zhvillim optimal fizik dhe të aftësive njohëse.


Ekspertët theksojnë se ndikimi nuk lidhet vetëm me kohën e ekranit, por edhe me natyrën stimuluese të përmbajtjes digjitale, e cila mund të aktivizojë emocionalisht trurin dhe ta bëjë më të vështirë qetësimin para gjumit.


Për më tepër, ekspozimi ndaj dritës blu të ekraneve mund të ndikojë në prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit.


Studiuesit paralajmërojnë gjithashtu se përdorimi i zgjatur i telefonit gjatë natës mund të lidhet me: lodhje gjatë ditës, ulje të përqendrimit në shkollë dhe rrezik më të lartë për cilësi të dobët gjumi në afat të gjatë.


Sipas ekspertëve rekomandohen masa praktike si, ndalimi i telefonit në dhomën e gjumit, fikja e njoftimeve gjatë natës dhe vendosja e kufizimeve familjare për përdorimin e pajisjeve para gjumit. /atsh


source

You Might Also Like

Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

LEXO GJITHASHTU

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Lajme
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme

You Might Also Like

Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit
TOP Momenti

Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit

August 7, 2026
Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës
TOP Momenti

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës

August 7, 2026
Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake
TOP Momenti

Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?