By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Miratimi i IBAR, Balla: Të premten u kalon ambasadorëve të vendeve anëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Miratimi i IBAR, Balla: Të premten u kalon ambasadorëve të vendeve anëtare
Lajme

Miratimi i IBAR, Balla: Të premten u kalon ambasadorëve të vendeve anëtare

Momenti
Published: May 21, 2026

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit evropian, teksa Raporti i piketave të ndërmjetme (IBAR) pritet të kalojë të premten në Komitetin e Përfaqësuesve, ndërsa javën e ardhshme do të zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare.

Sipas Ballës, këto zhvillime përbëjnë hapa kyç në ecurinë e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa ai theksoi edhe vlerësimet që, sipas tij, Gjermania i ka bërë Shqipërisë në fushën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporton euronews.al.

Your browser does not support the video tag.

Shqipëria përparon në negociatat me BE-në

“Jemi në përmbyllje të një jave brenda së cilës BE në respekt të procedurave burokratike kalon nga grupi i punës te Komiteti i Përfaqësuesve nesër ku në njëfarë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore të përfshirë në këtë proces të adresimit të piketave të ndërmjetme”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se janë identifikuar mbi 92 çështje që duhej të adresoheshin, duke e cilësuar kapitullin “Themeloret” si një nga më të rëndësishmit në procesin e anëtarësimit në BE.

“U identifikuan më shumë se 92 hendeqe që duheshin adresuar dhe ‘Themeloret’ në historinë e BE janë ato që hapen të parat dhe mbyllen të fundit, por në rastin e Shqipërisë… Shqipëria me reformën në drejtësi, vettingun, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është një model për vendet e tjera që aspirojnë,” tha ai.

Duke folur për propozimin e anëtarësimit gradual në Bashkimin Evropian, Balla u shpreh se kjo qasje nuk e dëmton Shqipërinë, duke theksuar se synimi mbetet përmbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027.

“Nuk duhet të kemi frikë që anëtarësimi me faza na dëmton. Përkundrazi… ambicia jonë për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027 përputhet me programin e dakordësuar,” tha Balla.

Ai shtoi se procesi i mëtejshëm i ratifikimit u takon vendeve anëtare të BE-së dhe mund të përfshijë edhe procedura të gjata parlamentare apo referendume.

“Nga ai moment, topi është në fushën e tyre. Procesi i ratifikimit është i gjatë”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur: Në Jabukë të Vogël janë gjetur mbetjet mortore të 4 personave – viktima të zhdukjes me forcë gjatë luftës
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin
Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA, Olga Stefanishina: Dhashë dorëheqjen për arsye personale
Përplasje e ashpër mes Blerim Latifit dhe Albatros Rexhajt: Budallaku është në dy forma
Në Zvicër jetojnë mbi 7,600 tatimpagues me të ardhura mbi një milion franga në vit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së
Lajme

Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së

August 3, 2026
“Përkushtimin ndaj mbrojtjes e kemi me t’mirë se Gjermania- sharlatan, sa helikoptera e drona i ka Kosova?”, Përplasje e ashpër mes Rexhajt e Mirenes
Lajme

“Përkushtimin ndaj mbrojtjes e kemi me t’mirë se Gjermania- sharlatan, sa helikoptera e drona i ka Kosova?”, Përplasje e ashpër mes Rexhajt e Mirenes

August 3, 2026
Blerim Latifi: Kurti nuk ka nevojë për votat e LDK-së për Qeverinë, me gjasë e formon të enjten
Lajme

Blerim Latifi: Kurti nuk ka nevojë për votat e LDK-së për Qeverinë, me gjasë e formon të enjten

August 3, 2026
Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë
Lajme

Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?