By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbrojtja e të dënuarit për vrasjen në Dumnicë kërkon aktgjykim lirues, pala e dëmtuar burgim të përjetshëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbrojtja e të dënuarit për vrasjen në Dumnicë kërkon aktgjykim lirues, pala e dëmtuar burgim të përjetshëm
Lajme

Mbrojtja e të dënuarit për vrasjen në Dumnicë kërkon aktgjykim lirues, pala e dëmtuar burgim të përjetshëm

Momenti
Published: May 21, 2026

Në Gjykatën e Apelit të enjten u shqyrtuan ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ku Besnik Salihu është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, ndërsa vëllai i tij Ilaz Salihu ishte liruar nga akuza për ndihmë në vrasjen e rëndë.

Seanca u mbajt para kolegjit të Apelit i përbërë nga Xhevdet Abazi- kreytar i kolegjit, Skender Çoçaj- gjyqtar referues dhe Arben Hoti-anëtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Your browser does not support the video tag.

Gjyqtari Çoçaj njoftoi se kundër aktgjykimit të Themelores, ankesë kanë parashtruar Prokuroria Themelore e Prishtinës për të gjitha bazat ankimore, duke propozuar që Apeli të ndryshojë aktgjykimin lidhur me pjesën e lirimit të të akuzuarit Ilaz Salihu, ndërsa për të akuzuarin Besnik Salihu të bëhet rikualifikimi i veprës penale në “Vrasje të rëndë”, dhe t’i shqiptohet dënim më i lartë.

Ankesë ka parashtruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Besnik Salihu, avokati Arlind Fetahu, për shkelje esenciale të dispoziave të procedurës penale, shkelje të Ligjit Penal dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, me propozimin që aktgjykimi të ndryshohet dhe ndaj të mbrojturit të tij të merret aktgjykim lirues ose rasti të kthehet në rigjykim.

Kundër vendimit të Themelores, ankesë ka parashtruar edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Skender Musa, duke propozuar që aktgjykimi të ndryshohet dhe i akuzuari Besnik Salihu të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.

Ndërsa, për të akuzuarin Ilaz Salihu u kërkua që të shpallet fajtor për “Ndihmë në vrasje të rëndë”, duke propozuar që të dënohet me dënimin maksimal të paraparë për këtë vepër penale.

Ankesën e Prokurorisë Themelore, përmes parashtresës e ka mbështetur edhe Prokuroria e Apelit, duke propzuar aprovimin e ankesës së Themelores.

Edhe në seancë, palët mbetën pranë ankesave dhe propozimeve të dhëna përmes ankesave ndaj vendimit të Themelores.

Ndërsa, i akuzuari Besnik Salihu para kolegjit të Apelit deklaroi se ndaj tij dhe vëllait të tij është zhvilluar proces i padrejtë, duke shtuar se nuk kanë të bëjnë me rastin e ndodhur.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 shkurt 2026 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Besnik Salihut duke e dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim për rastin e vrasjes së S.S., pasi iu rikualifikua vepra penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje” dhe për armëmbajtje pa leje. Kurse, vëllai i tij, Ilaz Salihu u lirua nga akuza.

Sipas aktakuzës, më 26 mars 2023, rreth orës 18:08 minuta, në fshatin Dumincë e Epërme, Komuna e Podujevës, pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarit Besnik Salihu dhe tani të ndjerit S.S., i akuzuari në mënyrë dinake dhe papritur iu afrua të ndjerit S.S. me qëllim që t’i merrte jetën.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari kishte shtënë me armë zjarri, duke qëlluar dy herë në kokë tani të ndjerin S.S- një herë me pistoletë në anën e majtë të kokës dhe një herë me armë të gjatë nën mjekër, duke i shkaktuar gjakderdhje masive të jashtme trunore, dhe për shkak të plagëve të marra nga predhat e shkrepura në kokë, tani i ndjeri S.S., ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ku më pas i akuzuari Besnik largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, i pandehuri Besnik Salihu akuzohej ka kryer veprën penale të “Vrasjes e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 14 e KPRK-së.

Tutje, në aktakuzë thotë se i pandehuri Besnik, në datën, kohën dhe vendin e përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin për armët, ka poseduar një revole dhe një armë të gjatë, me të cilën ka kryer veprën penale të përmendur si më lart.

I njëjti ngarkohej edhe për kryerjen veprën penale “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, në aktakuzës thuhet se i pandehuri Ilaz Salihu, në vendin, kohën dhe mënyrën e përshkruar në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, me dashje ndihmoi vëllain e tij, të akuzuarin Besnik, duke i premtuar se do të fshehë provat e kryerjes së veprës penale.

Me këtë, i pandehuri Ilaz Salihu akuzohej ka kryer veprën penale të “Ndihmës në vrasjen e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 14, lidhur me nenin 3 të KPRK-së.

The post Mbrojtja e të dënuarit për vrasjen në Dumnicë kërkon aktgjykim lirues, pala e dëmtuar burgim të përjetshëm appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
TOP Momenti
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
TOP Momenti
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
TOP Momenti

You Might Also Like

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026
Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President
Lajme

Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President

August 7, 2026
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes
Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes

August 7, 2026
Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime
Lajme

Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?