By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fillimi i votimit me postë, KQZ del me njoftim për mërgimtarët – pjesë e listës edhe disa që ishin regjistruar për votim fizik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fillimi i votimit me postë, KQZ del me njoftim për mërgimtarët – pjesë e listës edhe disa që ishin regjistruar për votim fizik
Lajme

Fillimi i votimit me postë, KQZ del me njoftim për mërgimtarët – pjesë e listës edhe disa që ishin regjistruar për votim fizik

Momenti
SHARE

Sot ka filluar procesi i votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

KQZ ka sqaruar se kjo periudhë 17-ditore (21 maj – 6 qershor 2026) do të vlejë vetëm për rreth 105 mijë shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës.

Pjesë e kësaj liste janë edhe shtetasit të cilët fillimisht ishin regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, por për shkak se numri i votuesve në këto përfaqësi nuk ka arritur të kalojë mbi 50, të njëjtit kanë kaluar automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë janë njoftuar nga KQZ

“Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim”, thuhet në njoftim.

Pako e cila do t’ju dërgohet votuesve të regjistruar, përmban: Udhëzuesin për votim; fletëvotimin; zarfin e fshehtësisë; dhe zarfin kthyes.

Detyrë e votuesit është që pakon ta dorëzojë në adresën e kutisë postare të KQZ-së në shtetin ku jeton votuesi i regjistruar. Në ato shtete ku KQZ nuk ka hapur kuti postare, votuesi duhet të shënojë adresën e kutisë postare për votim përmes postës në shtetin më të afërt. Të gjitha detajet për procedurën e votimit, votuesit do t’i gjejnë në udhëzuesin për votim, i cili është i vendosur në pako.

“Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos së tyre me fletëvotim. KQZ fton për vëmendje votuesit e regjistruar se çdo dërgesë postare duhet të jetë individuale”, theksohet në njoftim.

The post Fillimi i votimit me postë, KQZ del me njoftim për mërgimtarët – pjesë e listës edhe disa që ishin regjistruar për votim fizik appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar
Lladrovci: Studentët në Shkup kurrë nuk janë vetëm!
Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK
Përgjaken rrugët e Kosovës, veç dje mbetën 3 të vdekur në pak orë
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes”, Osmani: Qesharake, e paprecedentë
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Supremja ia refuzon ndërprerjen e paraburgimit Mihajlo Milovanoviqit, i dyshuar për mashtrime me prona në Veternik
Lajme

Supremja ia refuzon ndërprerjen e paraburgimit Mihajlo Milovanoviqit, i dyshuar për mashtrime me prona në Veternik

Momenti
Momenti
May 15, 2026
D4D lanson sot punimin “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”
Mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë, të gjitha vendimet që u morën
LSDM: Maqedonia vendi i gjashtë më i varfër në Evropë, ndërsa Mickoski tregon përralla
Brezovica mbulohet nga bora edhe në pranverë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?