By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Ka me të mbulu turpi” – Çitaku me reagim të ashpër ndaj Gërvallës për deklaratën e Gecit për Thaçin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Ka me të mbulu turpi” – Çitaku me reagim të ashpër ndaj Gërvallës për deklaratën e Gecit për Thaçin
Lajme

“Ka me të mbulu turpi” – Çitaku me reagim të ashpër ndaj Gërvallës për deklaratën e Gecit për Thaçin

Momenti
SHARE

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës dhe kandidatja për deputete, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres në detyrë, Donika Gërvalla, lidhur me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Reagimi i Çitakut erdhi pasi Gërvalla deklaroi se e respekton qëndrimin e bashkëpartiakut të saj, Fatos Geci, i cili kishte thënë se “shpreson që Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm në Hagë”.

Në reagimin e saj, Çitaku tha se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe të dhimbshme.

“Ka me të mbulu turpi, Donikë. Çfarë neverie. Çfarë gërrdije. Me qenë Ministre e Jashtme e Republikës së Kosovës, me përfaqësu këtë shtet para botës, e sot si Ministre e Drejtësisë me ua uru burgimin e përjetshëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Kjo dhemb. Thellë”, ka shkruar Çitaku.

Gërvalla për deklaratën e Gecit për ish-krerët e UÇK: E respektoj atë që ka thënë Fatosi

Ajo ka theksuar se me deklarata të tilla nuk po sulmohen vetëm individët, por edhe lufta e UÇK-së dhe sakrifica mbi të cilën, sipas saj, është ndërtuar shteti i Kosovës.

“Sepse në fakt, ju nuk po sulmoni vetëm katër njerëz. Ju po doni me dënu UÇK-në, luftën çlirimtare dhe krejt sakrificën mbi të cilën është ndërtu kjo Republikë. Ata burra mund t’i mbani larg Kosovës fizikisht, por nuk mund ta burgosni historinë. Nuk mund ta zhbëni sakrificën, gjakun dhe idealin e mijëra grave e burrave që u ngritën për liri. Marre ju qoftë”, ka deklaruar Çitaku./Telegrafi.

You Might Also Like

Inteligjenca gjermane: Irani do të shtojë sulmet ndaj Evropës pas luftës
Bie vlera e Bitcoinit nën 77,000 dollarë
Anëtarja e AAK-së kritikon VV: Prezantimi i listës në Gjakovë synon ndikim politik në prag të zgjedhjeve
Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi
“Qeveria po ua merr kompetencat komunave”, Ibrahimi: Rekrutimi në komuna po kalon nën kontrollin e nivelit qendror
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
Më të lexuarat
Pekini për takimin Trump-Xi Jinping: I solli botës stabilitetin dhe sigurinë e nevojshme
Lajme

Pekini për takimin Trump-Xi Jinping: I solli botës stabilitetin dhe sigurinë e nevojshme

Momenti
Momenti
May 15, 2026
Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë vazhdon edhe nesër
Mergim Lushtaku reagon sërish, e akuzon ish-deputetin e VV’së Enver Dugollin se iu bëri presion mjekëve ta paraqesin si “lëndim të rëndë”
Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së: Si u arratis shtetasi kinez që kërkohet nga SHBA-ja?
Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje, Ambasada Gjermane: Thelbësore të mos ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image

Confirmed

0

Death

0

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?