Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, bashkë me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku, kanë qenë në Rahovec.
Aty bashkë me ta ishte edhe Avdullah Hoti, që vjen nga ajo degë.
E Abdixhiku ka shkruar në Facebook se e ardhmja ndërtohet vetëm bashkë.
“E ardhmja ndërtohet bashkë! E ardhmja kërkon çdo njeri të mirë të Republikës! E ardhmja ndërtohet me ekipin më të mirë, më të ditur e më të përgatitur të vendit! Bashkimi ynë, forca jonë. LDK një herë, LDK gjithherë”, ka shkruar ai. /Gazeta Express
The post Abdixhiku, Osmani e Hoti bashkë në Rahovec: E ardhmja kërkon çdo njeri të mirë të Republikës appeared first on Gazeta Express.



