Arsenal mbrëmë u shpall kampion i Premier League për herë të parë pas 22 vitesh, një javë para përfundimit të sezonit.
Titulli u vulos pas barazimit 1:1 të Manchester Cityt ndaj Bournemouthit, rezultat që i la “Topçinjtë” të paarritshëm në krye të tabelës me 82 pikë.
Pas këtij suksesi reagoi edhe ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka.
Përmes një postimi në Instagram, ai përgëzoi klubin dhe veçanërisht trajnerin Mikel Arteta.
“Një ekip i veçantë, lojtarë të mëdhenj dhe një klub që nuk reshti kurrë së besuari, por kjo është e gjitha falë teje, Mikel. Të gjithë atyre që dyshuan te ju, jepini këtij njeriu respektin që meriton. Urime gjithë familjes së Arsenalit,” shkroi Xhaka.
Granit Xhaka ka qenë pjesë e Arsenalit nga viti 2016 deri në 2023, ku ka luajtur gjithsej 225 ndeshje, dhe ka realizuar 17 gola.


