By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës
Lajme

IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës

Momenti
Published: May 20, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar padi në Gjykatën Administrative të Republikës së Kosovës kundër Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar anulimin e Vendimit Nr.10-V-276/1, të datës 27 prill 2026, lidhur me ndërprerjen para kohe të mandatit të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Në njoftim thuhet se përmes kësaj padie, IKD kundërshton mënyrën se si Kuvendi ka ndërprerë mandatin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, i cili sipas Ligjit Nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës kishte mandat trevjeçar deri më 15 dhjetor 2026.

Your browser does not support the video tag.

Në padi thuhet se vendimi i Kuvendit është i kundërligjshëm dhe arbitrar, pasi që përmes tij është shfuqizuar vendimi paraprak për emërimin e Komisionit dhe është zëvendësuar e tërë përbërja e tij pa asnjë bazë të qartë ligjore, pa procedurë të rregullt dhe pa arsyetim juridik.

Sipas IKD-së, Ligji për Provimin e Jurisprudencës i jep Kuvendit kompetencë vetëm për emërimin e anëtarëve të Komisionit, por nuk parasheh kompetencë për ndërprerjen e mandatit të tyre para kohe. Në padi theksohet se mungesa e dispozitave ligjore për shkarkim apo ndërprerje të mandatit nuk mund të interpretohet si autorizim për ndërhyrje arbitrare në mandatin e një organi të pavarur profesional.

“Specifikisht, në padi ndër të tjera potencohet se ‘kompetenca për emërim nuk e përfshin automatikisht edhe kompetencën për ndërprerje të mandatit para kohe. Sikur ligjvënësi të kishte synuar t’i jepte Kuvendit të drejtën për shkarkimin apo zëvendësimin e përbërjes së Komisionit gjatë mandatit, këtë do ta kishte përcaktuar shprehimisht në ligj duke përcaktuar bazat, procedurën dhe standardet për ushtrimin e kësaj kompetence. Kjo qasje është ndjekur në legjislacionin që rregullon organe të tjera të pavarura’”, thuhet në njoftimin e Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Po ashtu, IKD në padi ka theksuar se vendimi i kontestuar nuk përmban asnjë arsyetim lidhur me nevojën për ndërprerjen e mandatit të Komisionit ekzistues, nuk identifikon asnjë shkelje konkrete nga ana e anëtarëve të Komisionit dhe nuk jep asnjë shpjegim mbi bazën ligjore që ka shërbyer për zëvendësimin e tij para përfundimit të mandatit ligjor.

“Në këtë drejtim, IKD konsideron se vendimi i Kuvendit është nxjerrë edhe në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, pasi mungon arsyetimi juridik dhe faktik i aktit administrativ, duke cenuar parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe pritshmërive legjitime”, thuhet tutje.

Për më tepër, IKD në padi ka theksuar se kjo mënyrë e veprimit krijon precedent të rrezikshëm institucional, pasi nënkupton se mandatet e organeve profesionale të emëruara me ligj mund të ndërpriten në çdo kohë pa kritere të qarta ligjore dhe pa procedurë të rregullt.

IKD gjithashtu ka rikujtuar standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në rastin KO127/21, lidhur me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, sipas të cilit mandatet e organeve të pavarura nuk mund të ndërpriten në mënyrë kolektive dhe pa arsyetim konkret individual.

Në padi, IKD ka vlerësuar se Provimi i Jurisprudencës paraqet mekanizëm me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë, pasi ndikon drejtpërdrejt në vlerësimin profesional të juristëve që synojnë ushtrimin e funksioneve kyçe në sistemin gjyqësor dhe juridik në Republikën e Kosovës. Për këtë arsye, sipas IKD-së, përbërja dhe funksionimi i Komisionit duhet të mbështeten në parimet e pavarësisë, stabilitetit institucional dhe ligjshmërisë.

Përmes kësaj padie, IKD i ka propozuar Gjykatës Administrative që ta aprovojë padinë si të bazuar dhe ta anulojë Vendimin Nr.10-V-276/1 të Kuvendit të Republikës së Kosovës si të kundërligjshëm. /Telegrafi/

You Might Also Like

Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Këshilltari ligjor i VITA’s: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në e pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Hashim Thaçin
Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së
Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59

LEXO GJITHASHTU

A u shkel rendi kushtetues me caktimin e seancës për të shtunën?
A u shkel rendi kushtetues me caktimin e seancës për të shtunën?
TOP Momenti
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentin
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentin
TOP Momenti
Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë
Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë
TOP Momenti
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
TOP Momenti
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Lajme

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00

August 7, 2026
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë

August 7, 2026
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

August 7, 2026
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?