By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pëllumbat “pushtojnë” Bazelin, qyteti shkon në referendum për t’i përgjysmuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pëllumbat “pushtojnë” Bazelin, qyteti shkon në referendum për t’i përgjysmuar
Lajme

Pëllumbat “pushtojnë” Bazelin, qyteti shkon në referendum për t’i përgjysmuar

Momenti
Published: May 20, 2026

Baseli “luftë” me pëllumbat: qytetarët votojnë më 14 qershor për reduktimin e pëllumbave

Banorët e qytetit të Bazelit do të votojnë më 14 qershor për një çështje të pazakontë, por gjithnjë e më problematike: menaxhimin dhe reduktimin e popullatës së pëllumbave, e cila sipas autoriteteve dhe qytetarëve po shkakton shqetësime të mëdha në jetën e përditshme, transmeton albinfo.ch.

Your browser does not support the video tag.

Në votim do të paraqiten dy vizione të kundërta: një iniciativë popullore që kërkon masa më të shpejta dhe më të forta për uljen e numrit të pëllumbave, si dhe një kundërpropozim i Këshillit të Madh të Bazelit, i cili synon një qasje më të kontrolluar dhe graduale.

Në Basel, mijëra pëllumba janë kthyer në një problem serioz, duke shkaktuar ndotje dhe dëmtime në ndërtesa, ndërsa masat e deritanishme – si rrjetat metalike, ndalimi i ushqyerjes dhe përdorimi i shpendëve grabitqarë për t’i trembur – nuk kanë sjellë përmirësim të dukshëm.

Iniciatorja e nismës kantonale, Renée Winkler, ka deklaruar se situata është bërë e padurueshme për banorët, duke theksuar se pëllumbat mund të bëjnë vezë deri në tetë herë në vit, gjë që e rrit shumë shpejt popullatën e tyre.

Si zgjidhje, iniciativa propozon instalimin e kasolleve të pëllumbave, ku shpendët do të tërhiqen për të folezuar në vende të kontrolluara. Qëllimi është që lindjet të menaxhohen duke zëvendësuar vezët me karrem, duke ulur kështu numrin e tyre gradualisht.

Kjo metodë është përdorur tashmë në Bernë, ndërsa edhe Basel-Stadt e ka testuar më herët në kuadër të një projekti universitar. Biologia Maria Rohrer ka shpjeguar se në këto kasolle foletë numërohen dhe pëllumbat monitorohen, duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për kontroll të popullatës.

Megjithatë, Parlamenti i Bazelit ka shprehur më shumë kujdes, duke propozuar një fazë pilot katërvjeçare me vetëm pesë kasolle, ndërkohë që synon të vazhdojë edhe me masa të tjera si kapja dhe largimi i pëllumbave.

Këshilltari i Shtetit, Kaspar Sutter, ka theksuar se rezultatet mund të arrihen vetëm përmes kombinimit të disa metodave, përfshirë kasollet dhe masat parandaluese, si përdorimi i zogjve grabitqarë.

Vendimi përfundimtar – nëse do të zbatohet një zgjidhje e menjëhershme apo një projekt pilot – do të merret nga qytetarët e Bazelit në votimin e 14 qershorit.

The post Pëllumbat “pushtojnë” Bazelin, qyteti shkon në referendum për t’i përgjysmuar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Këshilltari ligjor i VITA’s: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në e pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Hashim Thaçin
Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së
Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59

LEXO GJITHASHTU

A u shkel rendi kushtetues me caktimin e seancës për të shtunën?
A u shkel rendi kushtetues me caktimin e seancës për të shtunën?
TOP Momenti
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentin
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentin
TOP Momenti
Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë
Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë
TOP Momenti
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
TOP Momenti
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Lajme

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00

August 7, 2026
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë

August 7, 2026
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

August 7, 2026
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?