By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Meidani do të shkarkohet se mbështeti protestën e studentëve? Ministria e Jashtme shqiptare mohon lajmet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Meidani do të shkarkohet se mbështeti protestën e studentëve? Ministria e Jashtme shqiptare mohon lajmet
Lajme

Meidani do të shkarkohet se mbështeti protestën e studentëve? Ministria e Jashtme shqiptare mohon lajmet

Momenti
Published: May 20, 2026

Një qëndrim i ambasadorit shqiptar, Denion Meidani krah protestës së studentëve shqiptarë për të lejuar provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe, bëri që në media të artikulohen lajme se ministri Ferit Hoxha do ta largojë nga posti. Prej ditës së djeshme, në disa media është shkruar se Hoxha ka marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar, VLEN ndaj ambasadorit Meidani.

Në media thuhet se nisur nga ankesat e ardhura, po diskutohet një ndërprerje përpara kohe e mandatit të Meidanit në Shkup dhe zëvendësimi i tij me ambasadorin tonë në Prishtinë Petrit Malaj.

Por, Ministria e Jashtme i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se duke i quajtur tërësisht të pabazuara. Ministria e Punëve të Jashtme thekson se çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë.

“Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike. Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore. Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla. Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme”, thuhet në reagim.

Pas publikimit të lajmeve, qytetarë të shumtë janë angazhuar për nisjen e një peticioni për moslargimin e Meidanit si ambasador i Shqipërisë në Shkup. 1300 firma janë mbledhur në peticion, përmes së cilit i kërkohet kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Hoxha që të mos largohet Meidani duke vlerësuar edhe rolin e tij për komunitetin shqiptar atje.

“Ne, qytetarët shqiptarë të Maqedonia e Veriut, shprehim shqetësimin tonë lidhur me informacionet për largimin e mundshëm të ambasadorit Denion Meidani. Pas shumë vitesh, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë ndjerë praninë e një ambasadori që ka qenë afër qytetarëve, ka komunikuar drejtpërdrejt me komunitetin shqiptar dhe ka treguar interes real për problemet, sfidat dhe të drejtat e shqiptarëve këtu. Ne besojmë se zëri i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë nuk duhet të dobësohet dhe as të heshtet. Përfaqësimi diplomatik duhet të jetë në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo që jetojnë”, thuhet në peticion.

Përmes peticionit kërkohet:

Transparencë lidhur me çdo vendim për largimin e ambasadorit;

Ruajtjen e një përfaqësimi aktiv dhe dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut;

Vlerësimin e punës dhe angazhimit që ambasadori Denion Meidani ka treguar ndaj komunitetit shqiptar.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut meritojnë të kenë një zë që i dëgjon, i përfaqëson dhe i mbështet”.

The post Meidani do të shkarkohet se mbështeti protestën e studentëve? Ministria e Jashtme shqiptare mohon lajmet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?