By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “8 orë pa ujë e ushqim”/ Bardhi: Dënoj trajtimin e 40 të rinjve shqiptarë nga policia maqedonase, heshtje skandaloze e Tiranës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“8 orë pa ujë e ushqim”/ Bardhi: Dënoj trajtimin e 40 të rinjve shqiptarë nga policia maqedonase, heshtje skandaloze e Tiranës
Lajme

“8 orë pa ujë e ushqim”/ Bardhi: Dënoj trajtimin e 40 të rinjve shqiptarë nga policia maqedonase, heshtje skandaloze e Tiranës

Momenti
Published: May 20, 2026

Për më shumë se 8 orë, 40 studentë shqiptarë nga Tirana që udhëtonin për t’iu bashkuar protestës për gjuhën shqipe në Shkup, thonë se u përballën me presion, kontrolle të vazhdueshme dhe trajtim të papranueshëm nga autoritetet maqedonase.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Gazment Bardhi. Në një reagim në facebook, Bardhi ka dënuar trajtimin çnjerëzor të të rinjve.

Your browser does not support the video tag.

“Është skandaloze që studentë shqiptarë, shumica 18-20 vjeç dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata të rinj meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje për guximin dhe sakrificën.”, shprehet ai.

Gjithashtu ai nënvizon se heshtja e e Tiranës zyrtare është skandaloze.

Your browser does not support the video tag.

REAGIMI:

Dënoj me forcë ndalimin arbitrar dhe trajtimin çnjerëzor që policia e Maqedonisë së Veriut u bëri rreth 40 të rinjve shqiptarë, të cilët për afro 9 orë u mbajtën praktikisht peng në pikat kufitare, pa asnjë akuzë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë të drejtë minimale njerëzore.

Është skandaloze që studentë shqiptarë, shumica 18-20 vjeç dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata të rinjë meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje për guximin dhe sakrificën.

Por po aq skandaloze është heshtja e e Tiranës zyrtare. Asnjë reagim nga Qeveria Shqiptare. Asnjë reagim nga Ministria e Jashtme. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë të poshtëruar dhe të keqtrajtuar në kufi. Asnjë reagim edhe pse, shteti shqiptar u vu në dijeni se policia e Maqedonisë së Veriut i ka lëvizur 40 të rinjtë shqiptarë nga kufiri me Shqipërinë, në Kumanovë, deri pranë kufirit me Serbinë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë procedurë normale.

Ky nuk është kontroll kufitar. Kjo është pengmarrje shtetërore.

Kur bëhet fjalë për propagandë boshe mbi “stabilitetin rajonal”, për rolin e “liderit global” që Edi Rama ka aq qejf t’ia përsërisin autokratët e Ballkanit apo për foto e samite para kamerave, Tirana zyrtare nuk lë vend pa u mburrur. Por kur policia e Maqedonisë së Veriut merr praktikisht peng të rinjtë shqiptarë, i ndalon për orë të tëra pa asnjë akuzë, i trajton si kriminelë vetëm pse mbështesin protestat për gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar, Edi Rama dhe qeveria e tij zhduken.

Asnjë reagim. Asnjë dënim. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë.

Kjo nuk është diplomaci. Është kapitullim dhe braktisje e turpshme e qytetarëve shqiptarë.

The post “8 orë pa ujë e ushqim”/ Bardhi: Dënoj trajtimin e 40 të rinjve shqiptarë nga policia maqedonase, heshtje skandaloze e Tiranës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gruda: Dekurajimi i votuesve na ka dëmtuar shumë, zgjedhjet nuk ishin të barabarta
Gruda: Shoqëria zgjodhi të mbetet vend demokratik, ia pamundësuan Kurtit ta bëjë qeverinë vetë
Gjykimet dhe dënimet për krime lufte nuk i ndalin luftërat
Gruda: PDK-ja pret që Thaçi ose Veseli të marrin drejtimin pas Hagës
Gruda: Preferenca jonë është qeveri e opozitës me LDK-në, AAK-në dhe komunitetet

You Might Also Like

Gruda: Nëse Hamza bëhet kryeministër, presidenti i takon Vetëvendosjes
Lajme

Gruda: Nëse Hamza bëhet kryeministër, presidenti i takon Vetëvendosjes

June 11, 2026
AGK: KPM nuk ka kompetencë të dënojë mediat për deklaratat e të ftuarve
Lajme

AGK: KPM nuk ka kompetencë të dënojë mediat për deklaratat e të ftuarve

June 11, 2026
Irani akuzon SHBA-në për “krim lufte” pas sulmit ndaj rezervuarëve të ujit
Lajme

Irani akuzon SHBA-në për “krim lufte” pas sulmit ndaj rezervuarëve të ujit

June 11, 2026
Përplasje të dhunshme pranë Belfastit, policia përdor topat e ujit ndaj protestuesve
Lajme

Përplasje të dhunshme pranë Belfastit, policia përdor topat e ujit ndaj protestuesve

June 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?