By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 48 orë ndalim për aktivistin e Listës Serbe, udhëzonte qytetarë si të votojnë dhe u premtoi pensione nga Serbia
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
48 orë ndalim për aktivistin e Listës Serbe, udhëzonte qytetarë si të votojnë dhe u premtoi pensione nga Serbia
Lajme

48 orë ndalim për aktivistin e Listës Serbe, udhëzonte qytetarë si të votojnë dhe u premtoi pensione nga Serbia

Momenti
Published: June 5, 2026

Për 48 orë është ndaluar aktivisti i Listës Serbe, i cili është edhe kryetar i komunës paralele të Fushë-Kosovës, Aleksandër Trajkoviq, i dyshuar për “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Policia nisi veprimet hetimore lidhur me këtë rast pas pranimit të informatave se në fshatin Uglarë, Komuna e Graçanicës, po zhvillohej një aktivitet i dyshuar që lidhej me procesin e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Policia ka thënë se bazuar në hetimet zyrtare, dyshohet se Trajkoviqi ka ftuar qytetarë që të paraqiten në një lokal në fshatin Uglare, për t’i udhëzuar se si të votojnë subjektin dhe kandidatët politikë të Listës Srpska, ku në këmbim të votës dyshohet se atyre ju është premtuar se do të përfitojnë pensione sociale nga shteti i Serbisë.

Your browser does not support the video tag.

“Gjatë zbatimit të veprimit hetimor dhe kontrollit të një lokali, si dhe të objekteve të tjera ku ishte lokalizuar vendndodhja e të dyshuarit, janë gjetur një numër i madh i fletëvotimeve të printuara me hijëzim të subjektit politik ‘Lista Serbe 119’, si dhe lista të printuara që përmbanin identititetin dhe të dhënat e votuesve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari kishte kontaktuar qytetarë nga komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duke u premtuar përfitime të ndryshme sociale në këmbim të votimit sipas udhëzimeve apo kërkesave të tij. Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ai u kishte ofruar udhëzime lidhur me mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve, njoftoi Prokuroria.

source

You Might Also Like

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg
Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje në tentativë ndaj tre vetave, kishte rrezikuar jetën edhe të një tjetri  
SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuarit ekstradohet nga Kosova për në Spanjë
Mbi 20 ton kallamarë në asfalt, kamioni përmbyset në Rhode Island – rruga mbyllet për orë të tëra

LEXO GJITHASHTU

Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit
Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit
TOP Momenti
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
TOP Momenti
Mbi 1 kilogram marihuanë kapet në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari
Mbi 1 kilogram marihuanë kapet në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari
TOP Momenti
Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijesuese për partinë që bllokoi Kuvendin
Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijesuese për partinë që bllokoi Kuvendin
TOP Momenti
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik
Lajme

You Might Also Like

Kapet një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme
Lajme

Kapet një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme

August 20, 2026
Çmimet e naftës rriten për mbi 2% pas kërcënimit të Trumpit për “luftë ekonomike” ndaj Iranit
Lajme

Çmimet e naftës rriten për mbi 2% pas kërcënimit të Trumpit për “luftë ekonomike” ndaj Iranit

August 20, 2026
Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak  
Lajme

Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak  

August 20, 2026
Deliu: Presim masovizim të protestës sonë deri në kthim të ligjshmërisë
Lajme

Deliu: Presim masovizim të protestës sonë deri në kthim të ligjshmërisë

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?