By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 376 mijë euro dëme nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, Kërqeli rrëfen ndërhyrjen e natës kritike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
376 mijë euro dëme nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, Kërqeli rrëfen ndërhyrjen e natës kritike
TOP Momenti

376 mijë euro dëme nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, Kërqeli rrëfen ndërhyrjen e natës kritike

Momenti
Published: July 27, 2026

Në gjykatën themelore në Prishtinë, drejtori në departamentin e ujë-rigjenerimit në Ibër-Lepenc, Ernes Kërqeli ka dëshmuar për natën kritike të 24 nëntorit të vitit 2024 ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai tha se dëmi i shkaktuar në kanalin e Ibër-Lepencit ishte mbi 376 mijë euro.

Your browser does not support the video tag.

Kërqeli para trupit gjykues tha se në natën kritike janë vendosur gjashtë gypa në mënyrë që uji të mos ndalet për Kosovën B.

“Në kohën kur kam marrë njoftimin prej punëtorëve tonë, rreth orës 19:00, në mbrëmje për sulmin kam njoftuar ekipet, kryeshefin ekzekutiv Faruk Mujka për ndodhinë që na ka ndodhur, nuk e kemi ditur dëmin dhe lokacionin e saktë. Pas njoftimit prej punëtorëve tonë kemi marrë njoftim edhe nga policia e Kosovës dhe të gjithë ekipet i kemi nisur për në atë pjesë. Pas një kohë të shkurtër kam mbërri prej Gjilanit së bashku me kolege në vendngjarje dhe kemi pa që dëmi ishte jashtëzakonisht i madh.

Ne si ndërmarrje nuk jemi ballafaquar asnjëherë me aso fëmijë. Fatmirësisht kemi pasur ekipe me makineri të rëndë të cilët kanë qenë duke punuar në komunën e Zubin Potokut, i kemi thirrur ekipet dhe kemi filluar me mendu në sanimin e dëmit në mënyrë që uji të mos ndalej në rrjedhën e poshtme të kanalit. Pasi kemi pritur leje nga policia dhe organet kompetente, ne kemi ndërmarrë masat qe në atë pjesë të dëmtuar te kanalit ta vendosum një zgjidhje të përkohshme. Meqenëse dëmi ka qenë i madh zgjidhja që e kemi bërë atë ditë nuk ka qenë 100 përqind funksionale edhe pse kemi vendosur gjashtë gypa në mënyrë që uji të vazhdojë dhe të mos ndalet për Kosovën B”, tha ai.

Tutje, ai tha se më 24 nëntor kur ka ndodhur sulmi, ekipi i ndërmarrjes ka arritur të kthej furnizimin vetëm 75 përqind.

Furnizimi për ujësjellësin, sipas tij, është ndalur për 3-4 ditë.

“Ne kemi arritur në natën kritike, me e kthy furnizimin vetëm 75 përqind të furnizimit të rregullt. Prej kohës kur ka ndodhur sulmi, ne rreth ores 2:00 kemi srritur me funksionalizu zgjidhjen e parë. Pas kësaj, kjo zgjidhje nuk ka qenë finksionale për shkak të dëmit në pjesën e fundme, ne kemi vazhduar me zgjidhjen tjetër. Furnizimi për ujësjellësa ëshyë ndërprerë 3-4 ditë dhe pas pesë ditë ujësjellësat nuk kanë mu dur me marrë fillimisht në kapacitete të plota”, tha ai.

Dëmi mbi 376 mijë euro u sanua përmes projektit të financuar nga Banka Botërore.

“Ne dëmin e shkaktuar e kemi sanuar nëpërmjet një projekti i cili ka qenë paraprakisht duke i zhvilluar, është kredi e marrë tek banka botërore që ka të bëjë me rehabilitimin e kanalit. Me këtë projekt ne kemi sanuar dëmin që na është shkaktuar nga sulmi dhe ky raport, është përpiluar prej konsulencës kompanitë që ne kemi angazhuar për mbikëqyrje për këtë projekt dhe Bankës Botërore dhe dëmi është mbi 376 mijë euro”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Ibër-Lepencit tha se nuk i ka takuar asnjëherë të akuzuarit.

Ai u pyet edhe nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli se kush ishte i pranishëm në vend të ngjarjes.

“Forcat policore, KFOR dhe punëotrë tonë të cilët kanë mbërritur më shpejtë se une. Ne nuk kemi filluar me sanuar pa na dhënë hetuesia aprovimin, kanë qenë duke i marrë mostrat dhe ekspert2 të tjerë kanë ardhur”, tha ai.

Kërqeli tha se nuk ka vërejtur ndonjë gjurmë njeriu. Ai tregoi se çfarë dëme ishin shkaktuar po të mos ndërmerrej veprime po atë natë.

“Dëmet kishin me qenë shumë të mëdha për qytetarët e Kosovës. Rrymë nuk di të kishim, linja telefonike, mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës nuk do të kishin as pjesë te termokosit, nuk do të mundeshin të furnizohen me nxemje, QKUK nuk do të kishte energji dhe nxemje dhe furnizim me ujë që është element kryesorë për higjienë. Ndalja e menjëhershme e termocentralit B shkakton pasoja të mëdha në infrastrukturë. Do të ishin të mëdha edhe në infrastrukturën e KEK-ut. Do të ishin milionëshe për një ditë, çdo ditë që do të vonoheshim dëmet do të rriteshin milion”, tha Kërqeli. /KP/

You Might Also Like

Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB
Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
Kelmendi me akuza për ish-presidentin: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”
A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?
Kelmendi: Riza Salihu kishte urdhëruar vrasjen e Jusuf Gërvallës

LEXO GJITHASHTU

Komandanti i MSU-së së KFOR-it viziton personelin në Mitrovicë
Komandanti i MSU-së së KFOR-it viziton personelin në Mitrovicë
Lajme
Përplasja me Kanadanë, Trump nënshkruan urdhrin që riemërton Liqenin e Ontarios si Liqeni i Amerikës
Përplasja me Kanadanë, Trump nënshkruan urdhrin që riemërton Liqenin e Ontarios si Liqeni i Amerikës
Lajme
Kelmendi: UDB-ja sajoi shpifjen se kam qenë informator me nofkën ‘Sialica’, isha i keq për titistat dhe agjenturat e tyre
Kelmendi: UDB-ja sajoi shpifjen se kam qenë informator me nofkën ‘Sialica’, isha i keq për titistat dhe agjenturat e tyre
Lajme
Kelmendi: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”
Kelmendi: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”
Lajme
Haradinaj: Kurti po kërkon një “viktimë” për krizën politike, LDK-ja po bie në kurth
Haradinaj: Kurti po kërkon një “viktimë” për krizën politike, LDK-ja po bie në kurth
Lajme

You Might Also Like

Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK
TOP Momenti

Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK

August 27, 2026
Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
TOP Momenti

Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari
TOP Momenti

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
TOP Momenti

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?