By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​250 vjet të pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​250 vjet të pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë
TOP Momenti

​250 vjet të pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

Momenti
Published: July 4, 2026

Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë që është më proamerikan se Kosova, tha e ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, në manifestimin festiv “Thank You USA”, të organizuar nga Kryeqyteti me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Më keni dëgjuar ta them edhe më parë, por sonte e them me gjithë zemër. Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë – dhe kam shërbyer e jetuar në shumë vende – por Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë. Populli i Kosovës, unë e njoh lojalitetin dhe lidhjet, ato janë të pashkatërrueshme. Respekti dhe afërsia që kam parë këtu janë të jashtëzakonshme. Kudo që kaloj, njerëzit më falënderojnë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë dhe kjo më ka prekur thellësisht.

Your browser does not support the video tag.

“Gjithçka që keni bërë këtu në këtë vend për të nderuar Shtetet e Bashkuara më ka prekur jashtëzakonisht shumë. Kjo valë dashurie, afërsie, mirënjohjeje dhe falënderimi do të thotë shumë për Shtetet e Bashkuara dhe për mua personalisht. Të jem këtu për ta përfaqësuar vendin tim në një kohë kaq të veçantë është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Thjesht dua t’ju them faleminderit juve, popullit të Kosovës”, tha ajo.

Prattipati tha seedhe Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë dhe ia kthejnë Kosovës këtë besim e miqësi, duke vëën në dukje mbështetjen amerikane për shtetformimin e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara ia kthejnë këtë afërsi dhe lojalitet. Ne e dinim në vitin 1999 se Kosova ishte gati të bëhej shtet. E dinim edhe në vitin 2008 se kishte ardhur koha që Kosova të ishte një shtet i pavarur, sovran dhe multietnik, që të zinte vendin e saj në bashkësinë ndërkombëtare. E dinim se Kosova do të ishte një partner dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, dhe ju e keni dëshmuar këtë në 18 vitet e fundit”, tha ajo.

Prattipati tha se mes dy vendeve ka pasur raste kur janë shfaqur mospajtime, por nënvizoi se ato nuk e kanë lëkundur partneritetin strategjik, duke shfaqur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.

“Po, kemi pasur mosmarrëveshje dhe çështje ku ndonjëherë nuk jemi pajtuar, por në përgjithësi Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë bërë aq shumë së bashku. Kemi qenë partnerë, kemi ndarë vlera dhe kemi arritur gjëra të mëdha. Kemi parë Kosovën të rritet dhe kemi parë Kosovën të na mbështesë në disa nga çështjet më të rëndësishme në botë. Lidhjet tona po bëhen më të forta çdo ditë dhe çdo vit.

Shpresojmë që edhe në 250 vitet e ardhshme këto lidhje të vazhdojnë, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve mes dy qeverive, por për shkak të njerëzve si ju që jeni këtu sonte. Ne i shohim këto lidhje kulturore dhe njerëzore të rriten çdo ditë përmes programeve të shkëmbimit dhe bashkëpunimit, dhe kjo është garancia më e fortë për të ardhmen e miqësisë sonë”, shtoi Prattipati.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara përfaqëson një vlerë që nderohet çdo ditë.

“Prishtina dhe Kosova ju duan juve, i duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe jo vetëm 4 Korriku, por ne në fakt festojmë miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë mirënjohës që ju kemi këtu. Të gjithë ne, natyrisht, do të dëshironim t’ju jepnim një moment me gjithë këtë publik të mrekullueshëm këtu që të na tregoni për kohën tuaj në Prishtinë, në Kosovë, dhe gjithashtu t’ju urojmë për 250-vjetorin”, tha Rama./KosovaPress

You Might Also Like

E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë
Japonia shënon rritje të lindjeve për herë të parë pas 11 vjetësh
PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës

LEXO GJITHASHTU

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
TOP Momenti
Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai
Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai
TOP Momenti
Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare
Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare
TOP Momenti
Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi
Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi
TOP Momenti
Emisioni “Info Nata” 31.08.2026
Emisioni “Info Nata” 31.08.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas
TOP Momenti

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

September 1, 2026
Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president
TOP Momenti

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

September 1, 2026
Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim
TOP Momenti

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

September 1, 2026
A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit
TOP Momenti

A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?