By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 1 milion euro për deponitë ilegale – Kurti prezanton paketën e emergjencës për menaxhimin e mbeturinave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
1 milion euro për deponitë ilegale – Kurti prezanton paketën e emergjencës për menaxhimin e mbeturinave
Lajme

1 milion euro për deponitë ilegale – Kurti prezanton paketën e emergjencës për menaxhimin e mbeturinave

Momenti
Published: May 20, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sektori i menaxhimit të mbeturinave përbën një nga pikat më të ndjeshme të sistemit institucional në vend dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe të koordinuar.

Ai ka theksuar se trajtimi i mbeturinave kërkon bashkëpunim të gjerë institucional dhe shoqëror.

“Sektori i mbeturinave mund të konsiderohet pika më neuragjike e tërë sistemit institucional në vendin tonë. Mbledhja e trajtimi i mbeturinave kërkon harmoni dhe ekuilibër shoqëror e institucional, gjë që nuk është lehtë e arritshme,” ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, aktualisht vendi përballet me mangësi serioze në këtë sektor, sidomos në zonat jashtë vendbanimeve.

“Prandaj sot kemi një situatë me mangësi serioze në menaxhimin e mbeturinave, dhe kësisoj mendojmë se ky sektor duhet të jetë prioritet i qeverisë,” është shprehur ai.

Kurti ka bërë të ditur se është përgatitur projektligji për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa ka paralajmëruar edhe masa të reja emergjente.

“Kemi bërë gati projektligjin për menaxhimin e mbeturinave, por presim the…”, tha Kurti.

Ai ka njoftuar gjithashtu shpalljen e një pakete emergjente për këtë fushë, e cila synon pastrimin e deponive ilegale dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Sot jemi këtu për të shpallur një paketë të emergjencës në fushën e mbeturinave, aksionin kundër mbeturinave. Ky aksion ka për qëllim të arrij dy efekte: të intevetojë në vendet ku hedhja ilegale e mbeturinave rrezikon ambientin dhe shëndetin, por edhe të shtrojë një rrugë të re ku qeveria nuk rri më duarkryq, por është prijëse e organizimit,” ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, për realizimin e aksionit janë paraparë marrëveshje me kompanitë rajonale të mbeturinave dhe ndërmarrjet publike, disa prej të cilave tashmë janë nënshkruar.

“Që aksioni të rezultojë i suksesshëm janë paraparë 5 marrëveshje me kompanitë rajonale të mbeturinave dhe kompanitë e tjera publike disa prej të cilave janë nënshkruar,” ka theksuar ai.

Kurti ka bërë të ditur se për këtë iniciativë është paraparë një buxhet prej 1 milion eurosh, me synim largimin e deponive ilegale dhe forcimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve publike.

“Buxheti 1 milionë euro, parashihet largimi i 500 deponi ilegale të mbeturinave, në anën tjetër rritja e numrit të të punësuarve dhe rritja e kapaciteteve me theks te pajisjet te kompanitë publike që merren me menaxhimin e mbeturinave por edhe mirëmbajtjen e hapësirave publike të gjelbra,” është shprehur ai.

Ai ka shtuar se aksioni synon gjithashtu rritjen e përgjegjësisë për ndotjen në territor.

“Aksioni kundër mbeturinave, paketa ka për qëllim edhe vendosjen e përgjegjësisë për ndotjen,” ka përfunduar Kurti. /Telegragfi/

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?