Dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja dhe Lindon Emërllahu janë shpërblyer për paraqitjet e mira me ekipet e tyre.
Zabërgja e Emërllahu, kanë zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros së pestë në Superligën e Ukrainës.
Të dy kishin paraqitje të mira, pasi ekipet e tyre shënuan fitore të thella në xhiron e fundit të kampionatit ukrainas.
Zabërgja shkëlqeu në fitoren e Kharkivit 5:0 ndaj Obolonit, duke kontribuar me një gol dhe një asistim në këtë triumf të thellë.
Ndërkohë, Emërllahu pati dy asistime në triumfin 5:1 të Polissya Zhytomyr ndaj skuadrës Kudrivka.
Pas pesë xhirove të luajtura këtë sezon, Polyssia prinë në tabelë me 12 pikë të mbledhura, sa i ka edhe skuadra e Shakhtarit që renditet e dyta.

