Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Dollc të Klinës, ku një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 07:40, Policia është njoftuar se në fshatin Dollc-Klinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova për Telegrafin.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke pësuar dëme të konsiderueshme.
Policia po merret me hetimin e rrethanave që çuan deri te ky vetaksident. /Telegrafi/

