By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Venera Azizi në emisionin e 100-të të PodGo: VLEN-i për 24 muaj ka bërë më shumë se opozita që ka bërë për 24 vite
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Venera Azizi në emisionin e 100-të të PodGo: VLEN-i për 24 muaj ka bërë më shumë se opozita që ka bërë për 24 vite
TOP Momenti

Venera Azizi në emisionin e 100-të të PodGo: VLEN-i për 24 muaj ka bërë më shumë se opozita që ka bërë për 24 vite

Momenti
Published: June 29, 2026

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë dhe ish-gazetarja Venera Azizi, është e ftuara e radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për 2 vjetorin e VLEN-it në Qeveri, punët që i kanë bërë, si dhe rikonstruimin e qeverisë që është paralajmëruar së fundmi.

Në lidhje me çështjen e cila është aktualizuar ditët e fundit për emrat e rrugëve në Tetovë, Azizi tha se qytetarët duhet ta dijnë se emrat nuk i ka hequr Bilall Kasami, për të cilin tha se është duke punuar për ta zgjidhur këtë çështje.

Your browser does not support the video tag.

Your browser does not support the video tag.

“Popullata duhet ta dijë që emrat nuk i ka hequr Bilall Kasami. Emrat janë sjellë në këshillin komunal në vitin 2007 dhe prej atëherë kanë kaluar 20 vite. BDI ka pasur qeveri të tëra dhe nuk mund ta perceptoj se si nuk kanë mundur ta zgjidhin këtë çështje. Vendimi është sjellë nga ana e komunës dhe është dashur të që ketë vendim edhe nga Qeveria dhe tani protestojnë, pikërisht si ata fëmijët kur bëjnë faj. Ata i dijnë problemet ku i kanë lënë dhe thuajse zgjidhjet janë gjysmake dhe tani protestojnë kundër vetvetes”, tha Azizi.

Sa i përket perceptimit se VLEN është e shtypur nga OBRM-PDUKM, ajo tha se nuk është e vërtetë dhe përmendi punët që kanë bërë.

“Ndoshta na shohin se na shtyp OBRM-PDUKM-ja, por kjo nuk është e vërtetë. Si jemi të dobët kur ne po e përmbyllim rrugën Shkup – Bllacë, kur i kemi përshpejtuar punimet në Korridorin 8, po e ndërtojmë kampusin më modern të Universitetit Nënë Tereza, kemi ndarë 20 milionë euro për sheshin Skënderbeu, po e zgjidhin çështjen e Jurisprudencës, kemi rritur rrogat në polici, shëndetësi, kemi rritur pensionet. Për 24 muaj kemi bërë atë që ata nuk e kanë bërë për 24 vjet”, theksoi Azizi.

Në lidhje me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Azizi theksoi se pas 24 viteve po sillet ligji që do ta zgjidh çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është i qeverisë dhe VLEN ka bërë shumë për këtë. Ne nuk punojmë si individë, punojmë si grup. Ligji ndodhet në Kuvend dhe në debat, nëse do të ketë amendamente. Për herë të parë pas 24 viteve po sillet ligj i cili do ta rregullojë çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ligji ka sanksione, dënimi më i madh që mund të ndodh është dënimi politik. Ka trupin mbikëqyrës dhe kryesori i këtij trupi është zv.kryeministri i parë. Ky organ do ta ketë kontrollin e plotë dhe do ta shohë se cili institucion nuk e respekton këtë ligj”, theksoi Azizi.

E pyetëm edhe për çështjen e rikonstruimit të Qeverisë, ajo tha se bisedimet janë në rrjedhë dhe kryetarët e VLEN-it do të dalin para opinionit për të treguar se çfarë ministri do të marrin.

“Është jokorrekte të flasim pasi bisedimet janë në rrjedhë. Kryetarët do të dalin vetë të komunikojnë emrat dhe ministritë. Dhe do ta kisha lënë që ta dëgjojmë nga kryetarët”, theksoi Azizi.

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi ishte pjesë e misionit të 100 të PodGo dhe e njëjta kishte dhuratë për ne, duke na dëshiruar edhe shumë emisione tjera./Telegrafi/

You Might Also Like

Kosova emëron për herë të parë një grua atashe të Mbrojtjes në Shqipëri
VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore
47 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve
Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Mucunski: E mbyllëm temën me Sofjen, pres një përgjigje të përshtatshme

You Might Also Like

Vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës
TOP Momenti

Vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës

June 29, 2026
​Incidenti në Magurë, Daut Haradinaj viziton veteranin Bekim Metajn
TOP Momenti

​Incidenti në Magurë, Daut Haradinaj viziton veteranin Bekim Metajn

June 29, 2026
Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore
TOP Momenti

Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore

June 29, 2026
Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik
TOP Momenti

Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?