By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vdes një grua në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vdes një grua në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë
TOP Momenti

Vdes një grua në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë

Momenti
Published: July 6, 2026

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua 46-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Shtime, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti është raportuar më 5 korrik 2026, rreth orës 18:50, në rrugën “12 Qershori” në Shtime.

Your browser does not support the video tag.

“Me datën 05.07.2026, rreth orës 18:50, kemi pranuar një informatë se një femër ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën ’12 Qershori’ në Shtime”, ka deklaruar Veseli për Telegrafin.

Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore, e cila ka gjetur të lënduarën, një grua 46-vjeçare.

“Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Megjithatë, rreth orës 19:20, policia është njoftuar se e lënduara nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 19:20 është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Veseli.

Ai ka bërë të ditur se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë.

“Nga hetimet e para dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat)”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Arrestimi i dëshmitarit në Serbi , Kuçi: Beogradi e trajton zbulimin e së vërtetës si akt spiunazhi, frikësohet nga zbardhja e varrezave masive
Policia nis hetimet për terrorizëm pas mesazheve në Zubin-Potok
DMSh-ja në gatishmëri kundër zjarreve pyjore
Protestuesit prej 62 ditësh në shesh, mbyllet me marshimin e përnatshëm tubimi në Tiranë
Mickoski-Macut: Rajon më i qëndrueshëm përmes bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë RMV-Serbi

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Haxhiu takon nënkryetarët e partive parlamentare, diskutohet për seancën konstituive
TOP Momenti

Haxhiu takon nënkryetarët e partive parlamentare, diskutohet për seancën konstituive

July 31, 2026
Në kërkim të fatit të të pagjeturve – Për të katërtën ditë vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut
TOP Momenti

Në kërkim të fatit të të pagjeturve – Për të katërtën ditë vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

July 31, 2026
Klekovski: Spitali i Manastirit ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarë
TOP Momenti

Klekovski: Spitali i Manastirit ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarë

July 31, 2026
Vazhdojnë punimet ne projektin rrugor, Livadhet e Istogut-Mokna
TOP Momenti

Vazhdojnë punimet ne projektin rrugor, Livadhet e Istogut-Mokna

July 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?