By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vdes në moshën 104 vjeçare filozofi dhe sociologu Edgar Morin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vdes në moshën 104 vjeçare filozofi dhe sociologu Edgar Morin
Lajme

Vdes në moshën 104 vjeçare filozofi dhe sociologu Edgar Morin

Momenti
Published: May 30, 2026

Sociologu dhe filozofi francez Edgar Morin, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit bashkëkohor, ka ndërruar në moshën 104-vjeçare.

Autor i një prej veprave më të pasura në sociologji, filozofi dhe antropologji, Morin la pas një trashëgimi intelektuale që ndikoi breza të tërë studiuesish në mbarë botën. Ai njihej për teorinë e tij të “kompleksitetit”, me të cilën sfidoi ndarjet tradicionale mes disiplinave dhe mbrojti një qasje multidisiplinare ndaj dijes.

Your browser does not support the video tag.

I lindur në Paris më 8 korrik 1921 me emrin Edgar Nahoum, ai mori pseudonimin Morin gjatë angazhimit në Rezistencën franceze kundër pushtimit nazist. I rritur në një familje hebreje të sekularizuar, fillimisht iu afrua ideve marksiste dhe më pas u bë pjesë e Partisë Komuniste Franceze.

Megjithatë, mendimi i tij kritik e largoi shpejt nga dogmat e stalinizmit. Ai u distancua nga partia në fund të viteve 1940 dhe u përjashtua në vitin 1951. Më vonë ai analizoi këtë përvojë në librin “Autokritika”, ndërsa reflektimet e tij mbi totalitarizmin komunist i zhvilloi në disa vepra të tjera të njohura.

Gjatë viteve 1950 dhe 1960, Morin u përqendrua në studimin e kulturës masive, veçanërisht të kinemasë, ndërsa kundërshtoi hapur luftën koloniale franceze në Algjeri. Në të njëjtën kohë udhëtoi gjerësisht në Amerikë, ku studioi kulturat indigjene dhe shoqëritë e përziera etnikisht.

Një kthesë vendimtare në formimin e tij intelektual erdhi në vitin 1969, gjatë qëndrimit në Salk Institute for Biological Studies në Kaliforni. Kontakti me zhvillimet më të avancuara të gjenetikës e frymëzoi të zhvillonte konceptin e tij të njohur të kompleksitetit, të paraqitur fillimisht në veprën “Paradigma e Humbur” dhe më pas në serinë monumentale me gjashtë vëllime “Metoda”.

Sipas Morin, problemet e mëdha filozofike dhe shoqërore nuk mund të kuptohen përmes analizave të kufizuara. Ai argumentonte se njeriu është njëkohësisht racional dhe emocional, i mençur dhe i paarsyeshëm, dhe se çdo përpjekje për ta reduktuar kompleksitetin njerëzor në një dimension të vetëm është e gabuar.

Në dekadat e fundit të jetës, ai i kushtoi vëmendje të veçantë reformimit të arsimit. Përmes librit “Koka e Formuar Mirë”, Morin mbrojti idenë se shkolla duhet t’i ndihmojë të rinjtë të lidhin njohuritë dhe jo thjesht të grumbullojnë informacione të fragmentuara.

Edhe në moshë të thyer, Morin vazhdoi të komentonte zhvillimet globale dhe të paralajmëronte për rreziqet e individualizmit dhe përçarjeve shoqërore. Në një nga mesazhet e tij të fundit publike, ai bënte thirrje për krijimin e “oazeve të rezistencës” të bazuara në vëllazëri, solidaritet dhe humanizëm./TCH/

The post Vdes në moshën 104 vjeçare filozofi dhe sociologu Edgar Morin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Stuhia e shiut dhe breshërit godet Vjenën
Aleanca: Pushteti e ka kthyer KEK-un në terren vdekjeje, kërkohet hetim urgjent dhe dorëheqje!
Themeluesi i gjigantit kinez të pasurive të paluajtshme Evergrande dënohet me burgim të përjetshëm
Ramë Lahaj e “shpall” kandidaturën për President, por menjëherë tregon se po bën shaka – çfarë shkroi
Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve

LEXO GJITHASHTU

Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut
Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti
Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë
Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë
TOP Momenti
Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal
Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal
TOP Momenti
CNN me artikull për shtegun ndërkufitar, vë në pah bukuritë natyrore të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi
CNN me artikull për shtegun ndërkufitar, vë në pah bukuritë natyrore të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi
TOP Momenti
Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë
Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë
TOP Momenti

You Might Also Like

Sindikata e Re e KEK: 4 punëtorë vdiqën gjatë këtij viti – pse reagime vetëm pas tragjedive?
Lajme

Sindikata e Re e KEK: 4 punëtorë vdiqën gjatë këtij viti – pse reagime vetëm pas tragjedive?

August 20, 2026
Zjarr i madh në fushat pranë Varrezave të Qytetit, Komuna thotë se disa shtëpi ishin në rrezik – kanë edhe një apel
Lajme

Zjarr i madh në fushat pranë Varrezave të Qytetit, Komuna thotë se disa shtëpi ishin në rrezik – kanë edhe një apel

August 20, 2026
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton për lokalizimin e zjarrit pranë Varrezave të Qytetit në Prishtinë
Lajme

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton për lokalizimin e zjarrit pranë Varrezave të Qytetit në Prishtinë

August 20, 2026
Polici i lënduar në aksidentin e Malishevës në gjendje kritike, vazhdon mjekimin intensiv
Lajme

Polici i lënduar në aksidentin e Malishevës në gjendje kritike, vazhdon mjekimin intensiv

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?