By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë
TOP Momenti

Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë

Momenti
Published: May 22, 2026

Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë. Presidenti Aleksandër Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që ta votojnë Listën Serbe, partinë që ka mbështetjen e shtetit serb. Deklaratat vijnë pas arrestimit të shtatë personave të lidhur me dyshime mbi presion ndaj votuesve.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë, duke premtuar mbështetje, siç u premtoi ai “me të gjitha forcat”.

Your browser does not support the video tag.

Vuçiq këto deklarime i bëri në televizionin shtetëror serb. Deklaratat vijnë pas arrestimit të shtatë personave të lidhur me Listën Serbe për dyshime mbi presion ndaj votuesve.

Vuçiq paralajmëroi një betejë politike për kontrollin e përfaqësimit serb në Kosovë.

“Ne do të luftojmë”, tha Vuçiq, duke akuzuar shqiptarët se po tentojnë të dobësojnë serbët dhe të mbështesin, sipas tij, njerëz që siç tha ai “duan ta shkatërrojnë Serbinë”.

Shefi i shtetit serb foli edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke insistuar se ai mbetet çështje kyçe për serbët në Kosovë, ndërsa rikujtoi edhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë në një kohë tensionesh politike dhe raportimesh për presion ndaj votuesve serbë në Kosovë.

Vetëm pak ditë më parë, autoritetet kosovare arrestuan shtatë serbë, nën dyshimin për cenim të vullnetit të lirë të votuesve.

Ndërkaq, të enjten, Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi nga një muaj paraburgim. Sipas gjykatës, masa është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale. Deklarimet e fundit të presidentit serb po shihen si vazhdim i përpjekjeve të Beogradit për ndikim të drejtpërdrejtë në procesin demokratik të Kosovës./RTK

You Might Also Like

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë

LEXO GJITHASHTU

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Lajme
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Lajme
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin

August 7, 2026
Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
TOP Momenti

Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës

August 7, 2026
Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona
TOP Momenti

Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona

August 7, 2026
Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren
TOP Momenti

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?