By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Uji, pijet materialet e ndërtimit: Këto produkte u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Uji, pijet materialet e ndërtimit: Këto produkte u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Lajme

Uji, pijet materialet e ndërtimit: Këto produkte u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë

Momenti
Published: August 26, 2026

Çmimet e prodhimit dhe të mallrave të importuara në Kosovë u rritën gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke sinjalizuar presione të reja mbi kostot në ekonomi. Rritjet më të forta u regjistruan te uji, pijet dhe disa prej materialeve që përdoren në ndërtim dhe industri.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit mesatarisht me 4,6% në TM2 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në raport me tremujorin e parë të këtij viti, rritja ishte 0,9%.

Your browser does not support the video tag.

Shtrenjtimi më i madh vjetor u regjistrua te grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë, ku çmimet u rritën me 32,2%. Prodhimi i pijeve pasoi me një rritje prej 20,1%, ndërsa çmimet në prodhimin e letrës dhe produkteve prej saj u rritën me 14,7%.

Rritje e konsiderueshme u regjistrua edhe në kategorinë e prodhimit tjetër, me 9,8%, ndërsa produktet e gomës dhe plastikës u shtrenjtuan me 3,8%. Produktet minerale jometalike u rritën me 3,3% dhe përpunimi i produkteve ushqimore me 3,2%.

Çmimet në prodhimin e mobilieve u rritën me 2,6%, ndërsa ato të makinerive dhe pajisjeve me 2,4%. Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar shënuan rritje prej 2,3%, aq sa edhe prodhimi i drurit dhe produkteve prej drurit.

Në prodhimin e pajisjeve elektrike dhe te xeherorët e guroret e tjera, rritja vjetore ishte 1,9%, ndërsa në tekstile dhe produkte kimike nga 0,6%.

Jo të gjitha degët e industrisë, megjithatë, shënuan rritje të çmimeve. Prodhimi i veshjeve regjistroi rënien më të madhe vjetore, prej 6,4%, ndërsa prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj u lirua me 2,7%. Rënie u shënua edhe në prodhimin e produkteve të fabrikuara metalike.

Edhe në bazë tremujore, kostot e prodhimit vazhduan të rriten. Nga TM1 në TM2 2026, çmimet në prodhimin e pijeve u rritën me 3,2%, ndërsa prodhimi i mjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove u shtrenjtua me 2,6%.

Prodhimi i metaleve regjistroi rritje prej 2,3%, produktet e gomës dhe plastikës prej 2%, ndërsa energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar u shtrenjtuan me 1,1%.

Presionet mbi çmimet nuk u kufizuan vetëm te prodhimi vendor.

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit u rrit me 1,4% në TM2 krahasuar me tremujorin e parë të vitit, sipas ASK-së. Rritjet më të mëdha u përqendruan në kategori që lidhen me ndërtimin dhe industrinë.

Artikujt e gurit, llaçit, qeramikës dhe qelqit regjistruan rritjen më të madhe tremujore, prej 5,5%. Plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre u shtrenjtuan me 4,8%, ndërsa produktet minerale me 4,7%.

Çmimet e tekstilit dhe artikujve të tekstilit u rritën me 3,6%. Shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve, si dhe druri dhe artikujt prej tij, u shtrenjtuan me nga 1,6%, ndërsa produktet e industrive kimike me 1,5%.

Mjetet e transportit u shtrenjtuan me 0,4%. Artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre, regjistruan rritje prej 0,3%. Produktet bimore u shtrenjtuan me 0,2% dhe vajrat ushqyese me 0,1%, ndërsa çmimet e këpucëve mbetën të pandryshuara.

Disa kategori të importeve, ndërkohë, u liruan.

Rënien më të madhe tremujore e regjistruan instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale e muzikore dhe mekanizmat e orës, me 3,7%. Letrat dhe artikujt prej tyre u liruan me 1,7%, ndërsa lëkura dhe artikujt e saj me 0,6%.

Pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike, si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar, regjistruan rënie prej 0,8%.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e importeve në TM2 2026 ishin mesatarisht 2,6% më të larta.

Produktet minerale regjistruan rritjen më të fortë vjetore, prej 12,7%. Vajrat ushqyese u shtrenjtuan me 7,7%, këpucët me 5,5% dhe produktet e industrive kimike me 4,1%.

Druri dhe artikujt prej tij u shtrenjtuan me 3,2%, ndërsa shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve me 3%. Lëkura dhe artikujt e saj regjistruan rritje prej 2,6%.

Plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre u shtrenjtuan me 2,3%, aq sa edhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani. Artikujt e gurit, llaçit, qeramikës dhe qelqit regjistruan rritje vjetore prej 1,2%.

Në kahun e kundërt, produktet bimore u liruan me 5,7% krahasuar me TM2 2025. Instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale e muzikore dhe mekanizmat e orës shënuan rënie prej 3,8%, ndërsa metalet bazë dhe artikujt e tyre u liruan me 1,3%.

Letrat dhe artikujt prej tyre regjistruan rënie vjetore prej 1,1%, ndërsa tekstili dhe artikujt e tekstilit u liruan me 0,2%.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se presionet mbi çmimet gjatë TM2 2026 u shfaqën njëkohësisht në prodhimin vendor dhe te mallrat e importuara. Në prodhim, rritja vjetore prej 4,6% u nxit kryesisht nga shtrenjtimi i ujit, pijeve dhe letrës, ndërsa te importet presionet më të forta u përqendruan te produktet minerale, materialet e ndërtimit, plastika, kauçuku dhe tekstili.

The post Uji, pijet materialet e ndërtimit: Këto produkte u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Trump për liderin e ri suprem të Iranit: U plagos shumë rëndë, por s’mendoj se ka vdekur
Presidenti i Iranit do të takohet me Putinin javën e ardhshme pas marrëveshjes për centralet bërthamore, raportojnë mediat iraniane
Limaj si Haradinaj: Thaçit t’i vazhdohet mandati i Presidentit, iu ndërpre padrejtësisht
Aktakuza ndaj Shehollit, OVL: Të vërtetohet nëse BIA mblodhi materiale për luftën e UÇK-së, të ndiqen provat kudo që çojnë ato
Aktakuza ndaj Shehollit, OVL-UÇK: Institucionet t’i ndjekin provat kudo që çojnë ato, Kosova duhet të dijë kush punoi kundër saj

LEXO GJITHASHTU

Gjykata e Apelit konfirmon lirimin e Nikolla Gruevskit nga akuzat për rastin “Talir”
Gjykata e Apelit konfirmon lirimin e Nikolla Gruevskit nga akuzat për rastin “Talir”
TOP Momenti
Gjobiten me afër 4 mijë euro udhërrëfyesit turistikë pa licencë në Prizren, Prishtinë dhe Obiliq
Gjobiten me afër 4 mijë euro udhërrëfyesit turistikë pa licencë në Prizren, Prishtinë dhe Obiliq
TOP Momenti
Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore
Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore
TOP Momenti
Reagon OVL e UÇK-së: Aktakuza ndaj Shehollit të mos trajtohet si çështje e përgjegjësisë individuale, por si çështje e sigurisë kombëtare
Reagon OVL e UÇK-së: Aktakuza ndaj Shehollit të mos trajtohet si çështje e përgjegjësisë individuale, por si çështje e sigurisë kombëtare
TOP Momenti
Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët
Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët
Lajme

You Might Also Like

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh
Lajme

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

August 26, 2026
REL: Ka pajtueshmëri për hapjen e Urës së Ibrit por jo edhe për kohën, Qeveria e do nën kontroll të Policisë
Lajme

REL: Ka pajtueshmëri për hapjen e Urës së Ibrit por jo edhe për kohën, Qeveria e do nën kontroll të Policisë

August 26, 2026
Greqi: Burri shqiptar ther për vdekje gruan, tenton të vetëvritet
Lajme

Greqi: Burri shqiptar ther për vdekje gruan, tenton të vetëvritet

August 26, 2026
Bill Gates: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen
Lajme

Bill Gates: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?