By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: U vra nga mafia shqiptare, nëna e parukierit italian: Im bir s’kishte lidhje me ta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
U vra nga mafia shqiptare, nëna e parukierit italian: Im bir s’kishte lidhje me ta
Lajme

U vra nga mafia shqiptare, nëna e parukierit italian: Im bir s’kishte lidhje me ta

Momenti
Published: May 28, 2026

Nga “La Repubblica“/ “Ejani të gjithë në shtëpi… kësaj radhe nuk shpëton askush”. Ishte një larje hesapesh e paramenduar ajo që grupi i trafikut të drogës, i udhëhequr nga shqiptari 40-vjeçar Igli Kamberi, organizoi kundër Francesco Diviesti, parukierit 26-vjeçar nga Barletta, i zhdukur më 25 prill 2025 dhe i gjetur i vdekur 4 ditë më vonë. Diviesti kishte lidhje me atë grup përmes një miku që e kishte futur në botën e shpërndarjeve të vogla të drogës.

“Ai kishte një rreth njohjesh që nuk më pëlqente”, tha nëna e tij, Maria Marzocca. “Kemi debatuar për këtë.” 

Your browser does not support the video tag.

Dhe pasi djali i saj u vra, ajo shkoi dhe u tregoi hetuesve: “Kishim frikë, sepse këta janë njerëz të rrezikshëm, por nuk mund të ndalesha, ma kanë shqyer lëkurën dhe zemrën.”

Pak persona ndihmuan, shumë të tjerë heshtën, si Sabino Corvasce dhe Sofia Cafagna, të cilët përfunduan njëri në burg dhe tjetra në arrest shtëpie për favorizim.

Sipas prokurorëve, autorët e vrasjes janë Igli Kamberi, Nicola Di Benedetto dhe Antonio Lanotte, të cilët e morën me forcë Diviestin nga Barletta dhe e çuan në një gurore mes Minervino dhe Canosa, ku e vranë me 5 plumba të qëlluar nga dy armë. Më pas trupi u dogj.

“Si fyerje ndaj kujtimit të tij”, theksoi koordinatori i DDA-së Giuseppe Gatti, “dhe si paralajmërim për komunitetin.”

Krimi lindi nga një borxh prej 500 eurosh për një sasi droge që Diviesti kishte marrë nga grupi dhe më pas kishte menduar ta shlyente duke i ofruar Kamberit një makinë me qira. Pas kthimit të automjetit, 26-vjeçari kishte ende 300 euro pa paguar. Por ai kishte kundërshtuar kilometrazhin e bërë me makinën dhe kishte shpjeguar se nuk do të jepte para të tjera.

Shqiptari e mori këtë si një fyerje të pafalshme. Ai e kishte ndjekur Diviestin në një plazh dhe i kishte mbajtur kokën nën ujë për t’i dhënë “një mësim”. Më pas, gjatë përgjimeve ai komentonte: “Po e mbytja.”

Dhe shtonte: “Çfarë kontrate? Kjo është çështje familjeje”, duke nënkuptuar se Diviesti nuk mund të vinte në diskutim autoritetin e një “shefi” si ai për kilometra të bërë me një makinë me qira.

Për këtë arsye u vendos vdekja e tij, e konsideruar e paramenduar nga gjyqtari Giuseppe De Salvatore dhe e kryer me metoda mafioze.

I riu u detyrua të gjunjëzohej dhe, pas plumbave të parë, mori goditje edhe në fytyrë. Mizoria e ekzekutimit duhej të shërbente si paralajmërim për të tjerët, përfshirë mikun e Diviestit, i cili ishte rrahur brutalisht në një lokal dhe që duhej të vdiste bashkë me të. Sipas hetimeve të DIA-s dhe policisë së Andria-s, ai shpëtoi vetëm sepse më 25 prill u arrestua për armëmbajtje.

Konteksti i rindërtuar nga hetuesit ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ndoshta as vetë parukieri nuk e kishte kuptuar përmasën e tij.

“Kemi dëgjuar për mafien shqiptare, për trafikun e drogës, por ç’lidhje kishte djali im me këto ambiente?”, tha nëna e viktimës.

Ai ndoshta nuk e dinte vërtet me kë kishte të bënte. As që mafia shqiptare ishte zhvendosur në Pulia me gjithë egërsinë që buron nga kodet e lashta të nderit dhe dhunës, në deformimin kriminal të Kanunit.

Kamberi në Barletta kishte ngritur një grup të qëndrueshëm dhe dominues në trafikun e drogës, fitimet milionëshe të të cilit dërgoheshin më pas në Shqipëri për t’u pastruar. Në dy operacione të DIA-s u sekuestruan 680 mijë dhe 400 mijë euro.

Përveç pesë arrestimeve në Barletta, u ekzekutuan edhe dhjetë masa sigurie në Shqipëri, në kuadër të një hetimi tjetër të koordinuar nga Prokuroria Speciale e Tiranës, me të cilën DDA e Barit vazhdon të bashkëpunojë, me nxitjen e prokurorit Roberto Rossi. /Lapsi.al

The post U vra nga mafia shqiptare, nëna e parukierit italian: Im bir s’kishte lidhje me ta appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tërmeti trondit Granadën historike të Spanjës, duke plagosur tre persona
Gjermania, kreu i kompanisë që furnizon Ukrainën me dronë denoncon komplotin rus për vrasje: Jeta ime private ka pushuar së ekzistuari!
Rrahje dhe goditje me thikë, si u vra turisti portugez në Ksamil – 11 të arrestuar, dy të dyshuar si ekzekutorë
Zemaj: Një president me vlera, kontribute e merita nuk do ta “lejonte” një Albin që po e mban vendin pa institucione
Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

LEXO GJITHASHTU

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
TOP Momenti
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
TOP Momenti
Blleki vjen me “Senzacion”
Blleki vjen me “Senzacion”
TOP Momenti
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
TOP Momenti
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
TOP Momenti

You Might Also Like

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”
Lajme

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”

August 18, 2026
“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar
Lajme

“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar

August 18, 2026
Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin
Lajme

Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin

August 18, 2026
Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese
Lajme

Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?