By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: U tha se s’kishte mall për të deklaruar, Dogana gjen 157 palë atlete në automjet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
U tha se s’kishte mall për të deklaruar, Dogana gjen 157 palë atlete në automjet
TOP Momenti

U tha se s’kishte mall për të deklaruar, Dogana gjen 157 palë atlete në automjet

Momenti
Published: August 1, 2026

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinor në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll, ndërsa gjatë intervistimit fillestar udhëtari ka deklaruar se nuk kishte mallra për të deklaruar.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të automjetit janë zbuluar 157 palë atlete, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore. Personi, sipas Doganës, nuk posedonte as faturë dhe as dokumentacion tjetër përcjellës që do të dëshmonte origjinën dhe vlerën e mallit.

“Çdo mall që hyn në territorin doganor të Republikës së Kosovës duhet t’i paraqitet Doganës dhe, kur kërkohet, të deklarohet dhe të shoqërohet me dokumentacionin përkatës”, thuhet në njoftim.

Malli është ndaluar nga zyrtarët doganorë, ndërsa rasti është proceduar për zhvillimin e mëtejshëm të procedurave ligjore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave.

Dogana ka theksuar se do të vazhdojë zbatimin e legjislacionit doganor, me synim mbrojtjen e interesave fiskale të shtetit, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe luftimin e kontrabandës.

Njëkohësisht, u është bërë thirrje udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimet për deklarimin e mallrave dhe të sigurojnë dokumentacionin përkatës gjatë hyrjes dhe daljes nga territori doganor i Kosovës. /Telegrafi/

You Might Also Like

QMK: Pesë zjarre aktive, dy janë nën kontroll
Frutex bëhet pronare e objektit historik “Nestor Hotel” në Ludwigsburg të Gjermanisë
Kadri Xhemajli dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e Kurtit
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna
BDI: VLEN maltreton mërgatën, kjo sjellje çnjerëzore dhe poshtëruese duhet të marrë fund

LEXO GJITHASHTU

Kanosje me armë zjarri në Kaçanik, arrestohet një 16-vjeçar
Kanosje me armë zjarri në Kaçanik, arrestohet një 16-vjeçar
Lajme
Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit
Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit
Lajme
Rrëzohet aeroplani në Alaskë, vdesin 8 persona në bord
Rrëzohet aeroplani në Alaskë, vdesin 8 persona në bord
Lajme
Këta janë emrat më të popullarizuar për foshnjat në Zvicër – mes tyre edhe dy emra shqiptarë
Këta janë emrat më të popullarizuar për foshnjat në Zvicër – mes tyre edhe dy emra shqiptarë
Lajme
Sot temperaturat deri në 38°C, paralajmërohet nxehtësi ekstreme
Sot temperaturat deri në 38°C, paralajmërohet nxehtësi ekstreme
Lajme

You Might Also Like

Situata e zjarreve në Shqipëri Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra mbeten aktive, 235 forca në terren
TOP Momenti

Situata e zjarreve në Shqipëri Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra mbeten aktive, 235 forca në terren

August 21, 2026
Kanosi dhe e mbajti pa dëshirën e saj një grua në banesë, arrestohet shtetasi serb në Gjilan
TOP Momenti

Kanosi dhe e mbajti pa dëshirën e saj një grua në banesë, arrestohet shtetasi serb në Gjilan

August 21, 2026
Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-ja si progres
TOP Momenti

Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-ja si progres

August 21, 2026
Plagoset nga një plumb qorr në Lipjan, dërgohet një grua në QKUK
TOP Momenti

Plagoset nga një plumb qorr në Lipjan, dërgohet një grua në QKUK

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?