By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trump mbështet idenë e një Irelande të bashkuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trump mbështet idenë e një Irelande të bashkuar
Lajme

Trump mbështet idenë e një Irelande të bashkuar

Momenti
Published: September 13, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen e tij për idenë e ribashkimit të Irlandës, duke thënë se do të “donte shumë ta shihte atë të bashkuar” dhe duke parashikuar se një Irlandë e bashkuar “do të ndodhë përfundimisht”.

Trump sugjeroi se një zhvillim i tillë “mund të ndodhte edhe tani”, ndërsa la të kuptohet se kryeministri irlandez Micheál Martin mund të luajë rol në realizimin e tij.

“Epo, nuk dua të shkaktoj probleme, por po ju them se do të doja shumë ta shihja të bashkuar. Kam miq në të dyja palët, njerëz të mrekullueshëm. Janë irlandezë. Si mund të jenë të këqij, apo jo?…Mendoj se do të ishte një arritje e madhe për të gjithë nëse do të ndodhte kjo. Do të ndodhë përfundimisht”, ka deklaruar Trumpi.

Your browser does not support the video tag.

Çështja e ribashkimit të Irlandës ka qenë prej kohësh një nga temat më të ndjeshme politike në ishull. Unionistët mbështesin vazhdimin e Irlandës së Veriut si pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa republikanët kërkojnë bashkimin e saj me Republikën e Irlandës.

Për rreth tri dekada, Irlanda e Veriut u përfshi nga dhuna dhe përplasjet sektare, në periudhën e njohur si “The Troubles”.

Marrëveshja e së Premtes së Mirë, e arritur në vitin 1998 me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, i dha fund pjesës më të madhe të konfliktit. Sipas saj, ndryshimi i statusit kushtetues të Irlandës së Veriut dhe bashkimi me Republikën e Irlandës mund të ndodhë vetëm nëse shumica e votuesve në referendumet përkatëse në veri dhe jug votojnë në favor të një bashkimi të tillë.

source

You Might Also Like

Mbi 7 mijë raste me Ebola në Kongo, mbi 3,300 të vdekur
Rreth 100 mijë qytetarë marshuan në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Përfaqësues të të gjitha partive morën pjesën në “Marshin për Liri”
Qytetarët optimistë për rikthimin e katërshes së UÇK-së në Kosovë
Sulmet ruse në Ukrainë lënë 11 të vrarë dhe 96 të plagosur

LEXO GJITHASHTU

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri
11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri
TOP Momenti
Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara
Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara
TOP Momenti
Dalja e trenit nga shinat në Francë, hetohet mundësia e një akti të qëllimshëm
Dalja e trenit nga shinat në Francë, hetohet mundësia e një akti të qëllimshëm
Lajme
Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm një vatër aktive
Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm një vatër aktive
Lajme
VV-ja: Nesër do t’i votojmë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë, presim të jenë konstruktivë për Presidentin
VV-ja: Nesër do t’i votojmë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë, presim të jenë konstruktivë për Presidentin
Lajme

You Might Also Like

Ermal Sadiku pas vendimit të VV për t’i votuar Çitakun e Shalën: Plan për të na çuar në zgjedhje më 27 dhjetor
Lajme

Ermal Sadiku pas vendimit të VV për t’i votuar Çitakun e Shalën: Plan për të na çuar në zgjedhje më 27 dhjetor

September 12, 2026
LDK dje s’pranoi të votohet për të propozuarin e saj pa u votuar propozimi i PDK’së- VV sonte i jep garanci për Shalën
Lajme

LDK dje s’pranoi të votohet për të propozuarin e saj pa u votuar propozimi i PDK’së- VV sonte i jep garanci për Shalën

September 12, 2026
VV gati për ta “votuar Çitakun”, pasi PDK tha se s’shkon në seancë dhe se do t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

VV gati për ta “votuar Çitakun”, pasi PDK tha se s’shkon në seancë dhe se do t’i drejtohet Kushtetueses

September 12, 2026
VV i ndërroi fjalët për Çitakun e Shalën, Ramadani: E duan 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve, ua kemi lexuar në xhep skenarin
Lajme

VV i ndërroi fjalët për Çitakun e Shalën, Ramadani: E duan 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve, ua kemi lexuar në xhep skenarin

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?