By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, detaje nga incidenti që tronditi Tiranën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, detaje nga incidenti që tronditi Tiranën
TOP Momenti

Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, detaje nga incidenti që tronditi Tiranën

Momenti
Published: September 9, 2026

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Bërrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale në një karburant.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi dyshohet se ka ardhur nga një bombol gazi në ambientet e karburantit, ku kryhet furnizimi i automjeteve.

Your browser does not support the video tag.

Si pasojë e shpërthimit, një strukturë njëkatëshe është dëmtuar rëndë dhe pjesërisht është shembur. Brenda saj akomodoheshin edhe punonjësit e karburantit.

Në momentin e ngjarjes, në ambientet e karburantit ndodhej edhe një automjet që po furnizohej me gaz. Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo të lënduar, raporton Tch.

Tre punonjësit e lënduar janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Pas shuarjes së flakëve, zjarrfikësit kanë nisur pastrimin e rrugës, e cila vijon të jetë e bllokuar për qarkullimin.

Rruga pritet të hapet vetëm pasi të përfundojnë ndërhyrjet dhe të rikthehet situata në gjendje normale, për të garantuar sigurinë e kalimtarëve dhe automjeteve.

Ndërkohë, në zonë po punohet edhe për largimin e pasojave të shpërthimit. Një fadromë është angazhuar për heqjen e inerteve të mbetura pas shkatërrimit të strukturës së karburantit dhe godinës njëkatëshe ku qëndronin punonjësit.

Autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në vendngjarje, ndërsa pritet të përcaktohen me saktësi rrethanat dhe shkaku i shpërthimit.

Pas incidentit, ka reaguar policia, që në një informacion paraprak shkruan: “Tiranë. Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë, janë lënduar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”.

You Might Also Like

“Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit” – drejtori i zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
“Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, Ramadani: Sot do të shihet nëse kemi rast të ri për Kushtetuese
Sot do të bëhet dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në territorin e Shkupit
​Këto janë rregullat e reja për të udhëtuar në Tajlandë
Konstituimi i Kuvendit, PDK propozon Vlora Çitakun për nënkryetare

LEXO GJITHASHTU

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator
Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator
Lajme
25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet Afganistani në strehë të terrorizmit global?
25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet Afganistani në strehë të terrorizmit global?
Lajme
Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”
Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”
Lajme
Merkel komenton fitoren e AfD’së: Moment kthese për historinë e Gjermanisë, zemra po më thyhet
Merkel komenton fitoren e AfD’së: Moment kthese për historinë e Gjermanisë, zemra po më thyhet
Lajme
Picula: Serbia e Vuçiçit është destabilizuesi kryesor i marrëdhënieve, funerali i një krimineli të dënuar lufte duhet të ketë pasoja
Picula: Serbia e Vuçiçit është destabilizuesi kryesor i marrëdhënieve, funerali i një krimineli të dënuar lufte duhet të ketë pasoja
Lajme

You Might Also Like

LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit
TOP Momenti

LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

September 9, 2026
Shpërthimi në një pikë karburanti, Spitali i Traumës flet për gjendjen e tre të lënduarve
TOP Momenti

Shpërthimi në një pikë karburanti, Spitali i Traumës flet për gjendjen e tre të lënduarve

September 9, 2026
QMK: Janë regjistruar 26 zjarre, gjashtë janë ende aktiv
TOP Momenti

QMK: Janë regjistruar 26 zjarre, gjashtë janë ende aktiv

September 9, 2026
PISA 2025, Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar
TOP Momenti

PISA 2025, Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?