By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tetë raste të dhunës në familje në Kosovë, katër persona të arrestuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tetë raste të dhunës në familje në Kosovë, katër persona të arrestuar
Lajme

Tetë raste të dhunës në familje në Kosovë, katër persona të arrestuar

Momenti
Published: May 28, 2026

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Pejë, Istog, Deçan, Rahovec dhe Gjakovë, ndërsa katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Në disa prej rasteve viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në Prishtinë, rreth orës 00:19, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj dy grave. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare”, thuhet në raportin policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Your browser does not support the video tag.

Në Pejë, rreth orës 01:09, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin policor. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Istog, rreth orës 00:30, është raportuar një rast i dhunës psikike ndaj një gruaje. Sipas policisë, “i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare”. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Your browser does not support the video tag.

Një tjetër rast në Pejë është raportuar rreth orës 11:00, ku një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës psikike dhe fizike. “I dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike”, thuhet në raport, ndërsa policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në kërkim.

Në Deçan, rreth orës 10:30, policia ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj dy viktimave. “Janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave”, bëhet e ditur në raport. Njëri nga viktimat ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër incident i dhunës në familje është regjistruar në Pejë rreth orës 18:00, ku një burrë në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Rahovec, rreth orës 06:00, një grua ka marrë trajtim mjekësor pasi dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës psikike dhe fizike. Sipas policisë, “i dyshuari mashkull kosovar i kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike”. Pas intervistimit të palëve, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Gjakovë, rreth orës 15:00, është arrestuar një burrë i dyshuar pasi në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

The post Tetë raste të dhunës në familje në Kosovë, katër persona të arrestuar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Haxhiu udhëton në Sofje për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore
IKD: Në momentin që certifikohen rezultatet duhet thirret seanca konstituive, nuk ka nevojë të pritet 30 ditë
Kuçi: Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike dhe terroriste
KQZ: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 13 QKN, procesohen mbi 55 për qind vendvotime
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për barrikadat në veri

You Might Also Like

55% e vendvotimeve të procesuara, KQZ: Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Lajme

55% e vendvotimeve të procesuara, KQZ: Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

June 10, 2026
Supremja refuzon ankesën e VV-së, mbetet në fuqi gjoba prej 5 mijë eurosh për përfshirjen e një të miture në fushatë
Lajme

Supremja refuzon ankesën e VV-së, mbetet në fuqi gjoba prej 5 mijë eurosh për përfshirjen e një të miture në fushatë

June 10, 2026
Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare
Lajme

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

June 10, 2026
Dacia Duster shpallet “Best Value Car 2026” nga revista prestigjioze Autocar UK
Lajme

Dacia Duster shpallet “Best Value Car 2026” nga revista prestigjioze Autocar UK

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?