By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Të shtënat në Podujevë – policia sekuestroi tri armë dhe 28 gëzhoja nga vendi i ngjarjes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Të shtënat në Podujevë – policia sekuestroi tri armë dhe 28 gëzhoja nga vendi i ngjarjes
TOP Momenti

Të shtënat në Podujevë – policia sekuestroi tri armë dhe 28 gëzhoja nga vendi i ngjarjes

Momenti
Published: July 3, 2026

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të enjten në qendër të Podujevës ku mbetën të plagosur nga arma e zjarrit katër persona, policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë plagosur tre persona si dhe një kalimtar rasti.

Your browser does not support the video tag.

“Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovarë (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje siç thuhet në raport lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policor dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja.

Your browser does not support the video tag.

Po ashtu siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë.

“Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndryshe, drejtori i Policisë për rajonin e Prishtinës, Basri Shabani të enjten dha detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi të enjten në qendër të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur katër persona.

Shabani bëri të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 14:00 për të shtënat në sheshin e qytetit, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00, Stacioni Policor në Podujevë ka marrë informacion se në shesh ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, janë plagosur katër persona. Tre prej tyre kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa një kalimtar i rastit është lënduar lehtë,” deklaroi Shabani.

Ai tha se motivi i ngjarjes ende nuk është konfirmuar, pasi hetimet ndodhen në fazën fillestare.

“Për motivin nuk dihet ende me siguri, pasi jemi në fazën e parë të grumbullimit të informacioneve. Sapo të kemi një pasqyrë të qartë, do të njoftojmë opinionin”, u shpreh ai. /Telegrafi/

You Might Also Like

Në Maqedoni 240 pacientë presin transplantim, nga tetori sistem i ri i dhurimit të organeve
​12 kadetë diplomojnë si oficerë të FSK-së, Haxhiu e Kurti: Do të udhëhiqni ushtrinë e së ardhmes me përgjegjësi
Kapet personi i cili shkaktoi aksident trafiku në Gostivar dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes
​Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë, ndalet 25% e shumës
Kompania “Skenda Bau” SHPK – njoftim për likuidim, 02.07.2026

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Hapet për qarkullim kyçja e Mazgitit, përfundojnë punimet e asfaltimit
TOP Momenti

Hapet për qarkullim kyçja e Mazgitit, përfundojnë punimet e asfaltimit

July 3, 2026
284 gjoba në komunikacion dhe 4 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Ferizaj
TOP Momenti

284 gjoba në komunikacion dhe 4 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Ferizaj

July 3, 2026
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Bjeshkjët e Junikut, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i
TOP Momenti

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Bjeshkjët e Junikut, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i

July 3, 2026
Oda Amerikane: Inspektimi ndaj kompanisë “Vita”, sinjal shqetësues për mjedisin e biznesit
TOP Momenti

Oda Amerikane: Inspektimi ndaj kompanisë “Vita”, sinjal shqetësues për mjedisin e biznesit

July 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?