By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja
TOP Momenti

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Momenti
Published: September 10, 2026

Të rinjtë e Kosovës vazhdojnë ta shohin Evropën si drejtimin kryesor politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit, por shprehin lodhje nga proceset e gjata të integrimit.

Këto janë disa nga gjetjet e raportit “Të imagjinosh Evropën nga Ballkani Perëndimor: Perspektivat e të rinjve nga Kosova”, pjesë e projektit rajonal “Youth Agency and New Political Imaginaries in the Western Balkans”.

Raporti bazohet te të rinjtë e moshës 18–25 vjeç.

Your browser does not support the video tag.

Për ta, Evropa lidhet me lirinë, shtetin e së drejtës, sigurinë, arsimin, zhvillimin ekonomik dhe institucione më të qëndrueshme.

Liberalizimi i vizave në vitin 2024 u cilësua si një “Urë drejt Evropës”, duke e bërë më konkrete përvojën e të rinjve përmes udhëtimit  dhe kontakteve.

Pjesëmarrësit kërkuan mundësi të barabarta për studim, lëvizje dhe punësim, pavarësisht pasaportës apo pozitës gjeografike.

Ata shprehën shqetësim për standardet e dyfishta dhe kërkuan më shumë transparencë dhe përparim më të shpejtë në procesin e integrimit.

Në fokus ishin edhe investimet në arsim, shëndetësi dhe inovacion, si dhe lufta kundër korrupsionit.

Raporti thekson se mundësitë për punësim, digjitalizimi dhe mbështetja për sipërmarrjen janë të rëndësishme për t’i mbajtur të rinjtë në Kosovë.

Gjetjet lidhen me një prirje më të gjerë në Ballkanin Perëndimor, ku 92 të rinj morën pjesë në punëtori të zhvilluara në gjashtë qytete të rajonit.

Ata e shohin veten evropianë për nga vlerat, por ende jashtë strukturave të anëtarësimit dhe vendimmarrjes së Bashkimit Evropian.

Mesazhi i tyre është i qartë: mbështetja për Evropën mbetet e fortë, por besimi kërkon mundësi konkrete, institucione, llogaridhënëse dhe përfshirje reale të të rinjve në vendimmarrje.

source

You Might Also Like

Personi që humbi jetën në QKUK po vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë
“Susam, qumësht pluhur, bombola gazi, çokollata” sekuestrohen mall në vlerë rreth 20 mijë euro në kufi me Maqedoninë e Veriut
Dogana paralajmëron: 430 euro është kufiri pa taksa për mallrat personale në aeroport
Mbi 500 kuponë për kondicionerë inverterë, publikohen listat e përfituesve
Mbrojtja e Thaçit, Menegon: Vendimi të bazohet në prova dhe jo në spekulime

LEXO GJITHASHTU

Binjaket iraniane raportohet se janë torturuar në burg, njëra thuhet se është dënuar me vdekje
Binjaket iraniane raportohet se janë torturuar në burg, njëra thuhet se është dënuar me vdekje
Lajme
Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit nga akuza për pengim të drejtësisë
Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit nga akuza për pengim të drejtësisë
Lajme
Kroacia gropos 14.7 tonë speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve
Kroacia gropos 14.7 tonë speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve
Lajme
Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni
Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni
TOP Momenti
Përparim Rama synon themelimin e kompanisë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble
Përparim Rama synon themelimin e kompanisë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble
Lajme

You Might Also Like

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë
TOP Momenti

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

September 10, 2026
Rasti i administrimit të drejtësisë, OVL e UÇK-së: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme
TOP Momenti

Rasti i administrimit të drejtësisë, OVL e UÇK-së: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

September 10, 2026
Filipçe: Ne jemi të përgatitur për zgjedhje kurdo që të jenë
TOP Momenti

Filipçe: Ne jemi të përgatitur për zgjedhje kurdo që të jenë

September 10, 2026
Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë
TOP Momenti

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?