By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Të paarritshëm për drejtësinë – të akuzuarit për krime lufte marrin ftesa përmes gazetës zyrtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Të paarritshëm për drejtësinë – të akuzuarit për krime lufte marrin ftesa përmes gazetës zyrtare
TOP Momenti

Të paarritshëm për drejtësinë – të akuzuarit për krime lufte marrin ftesa përmes gazetës zyrtare

Momenti
Published: June 28, 2026

Java e ardhshme do të shënoj nisjen e një prej gjykimeve të rëndësishme në mungesë, për krimet e luftës në Kosovë.

Për plot 21 të akuzuar, do të nis gjykimi pa praninë e tyre, për shkak se deri më tani ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Për ta, ftesa për seancë është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Your browser does not support the video tag.

E ngjajshëm është vepruar edhe për 21 të akuzuarit e tjerë, si të akuzuar për krime lufte në Reçak.

Edhe kjo lëndë do të procedohet si gjykim në mungesë, meqë të njëjtit ndodhen jashtë territorit të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

E si veprim i dobishëm për të akuzuarit që gjykohen në mungesë, konsiderohet publikimi i materialeve në Gazetë Zyrtare.

“Edhe ftesat publikohen në Gazetën Zyrtare ashtu siç parashihet edhe me ndryshimet të Kodit të Procedurës Penale për këto vepra penale që gjykohen në mungesë. Dhe e dyta, edhe aktakuza publikohet në faqen e prokurorisë që të paktën individi që nuk është i qasshëm osë është në një shtet me të cilin Kosova nuk ka bashkëpunim juridik ndërkombëtar, e rrjedhimisht nuk mund as të ekstradohet, të paktën i njëjti të mund të ketë të drejtë që të disponojë aktakuzë, ftesat e materialet e tjera”, tha avokati Asdren Bytyqi.

Edhe në këto raste, kërkohet që të zhvillohet një proces i drejtë dhe i paanshëm.

“Gjithmonë duhet të kemi parasysh se kjo çështje duhet të ketë një standard, siç e parasheh edhe Konventa Evropiane mbi Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, neni 116, që të zhvillohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, me prova të mjaftueshme që vërtetojnë se i akuzuari ka kryer veprën apo nëse Gjykata vlerëson se nuk ka prova të mjaftueshme atëherë të refuzojë akuzën”, tha avokati, Hasan Shala.

Muaji shtator, do të shënojë fillimin e një gjyqi tjetër në mungesë, për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer në rrethinën e Fushë Kosovës, nga Predrag Nikolic, Zoran Deletovic, Ivan Ivanov, Sinisa Milanovic dhe Jovica Denic.

Në Gazetë Zyrtare, është publikuar edhe aktakuza ndaj Vitomir Naskovic, i cili akuzohet për vrasje, maltretime, djegie e dëbime të shqiptarëve gjatë viteve 98-99, në komunën e Suharekës.

source

You Might Also Like

Kapet me 111 km/h në zonën 50, 37-vjeçari ndëshkohet me 300 euro gjobë dhe pikë negative
Të shtëna me armë në Jezerc të Ferizajt, policia sekuestron një pistoletë
E diel për plazh, ja sa pritet të arrijnë temperaturat ditën e sotme
​35 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP
Zjarri i sotëm në një objekt në Prishtinë, reagon komandanti i zjarrfikëseve, falënderon ekipet që intervenuan: U shua me sukses

You Might Also Like

100 vjet Ingeborg Bachmann: Shënime nga strajca e kujtimeve dhe një ftesë për lexim
TOP Momenti

100 vjet Ingeborg Bachmann: Shënime nga strajca e kujtimeve dhe një ftesë për lexim

June 28, 2026
Dita e 28-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë
TOP Momenti

Dita e 28-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

June 28, 2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 32°C
TOP Momenti

Mot me diell dhe temperatura deri në 32°C

June 28, 2026
Vuçiq: Brenda pak javësh do të largohem nga posti i presidentit
TOP Momenti

Vuçiq: Brenda pak javësh do të largohem nga posti i presidentit

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?