Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka publikuar një video nga protesta në Prishtinë, duke thënë se qytetarët kanë qëndruar në këmbë për 12 ditë e net, në kërkim të drejtësisë për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”, ka shkruar Haradinaj krahas videos, pa dhënë detaje se kujt apo cilave takime u është referuar.
Por, kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, ndërkaq u raportua se është takuar edhe me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, raport i cili nuk është konfirmuar.
Ndërkaq është paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë./Gazeta Express
The post Takimet e Kurtit me opozitën, Haradinaj: Shpresoj që zëri i popullit nuk i ka penguar ‘takimet e errëta’ appeared first on Gazeta Express.

