“Një shumicë pa busull” e ka quajtur grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri.
Tahiri tha se ka “një Kuvend dhe një Qeveri jokishtetuese”
“Kur po bëhen gati dy vite me kriza politike, institucionale, kushtetuese, por edhe ekonomike, kemi një Kuvend dhe një Qeveri jashtëkushtetuese. Një shumicë që prodhon kriza në një kohë kur për vendin priten vendime jetike për historinë, por edhe për të ardhmen”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Kriza dhe lojëra politike, kjo është logjika e tyre. Vetëm brenda dy ditëve kemi parë plot makinacione e papërgjegjësi që shpërfaqin të vërtetën e tyre. Përmes votimit treguan se sa të vërteta i kishin qëndrimet e tyre ndaj deklaratave antishtetërore të Listës Serbe”, shtoi ai.
Tahiri tha se “qyetatarët i panë dhe i dëgjuan edhe një herë fjalët boshe të qeverisë jokushtetuese Kurti 4, e cila, veç numrave dhe viteve të humbura, përsërit premtimet dhe thellon krizat. Asnjë sukses, asnjë rezultat”.
“Miliona të shpenzuara pa asnjë projekt të përmbyllur. Kjo po ndodh në një kohë kur kriza e çmimeve ka rënduar jetën e qytetarëve, kur nafta ka arritur në 1 euro e 83 cent, faturat e energjisë kanë prekur kulmin dhe inflacioni për të njëjtën periudhë është rritur në 7.3%. Sa tragjike, aq edhe qesharake t’i dëgjosh premtimet e njëjta për dështimet e gjithë këtyre viteve”, shkroi ai.
“Këtyre njerëzve u ka humbur busulla, dhe po ia humbin rrugën edhe popullit e shtetit”, shtoi Tahiri.
The post Tahiri: Kësaj shumice i ka humbur busulla, e po ia humbin rrugën edhe popullit e shtetit appeared first on Gazeta Express.

