By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Syzet e zgjuara të “Meta”-s nënkuptojnë se çdo fëmijë mund të xhirohet fshehurazi: Si ta trajtojmë këtë rrezik, në epokën e IA-së?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Syzet e zgjuara të “Meta”-s nënkuptojnë se çdo fëmijë mund të xhirohet fshehurazi: Si ta trajtojmë këtë rrezik, në epokën e IA-së?
TOP Momenti

Syzet e zgjuara të “Meta”-s nënkuptojnë se çdo fëmijë mund të xhirohet fshehurazi: Si ta trajtojmë këtë rrezik, në epokën e IA-së?

Momenti
Published: July 21, 2026

Kompania argumenton se u takon individëve të sigurohen që të mos e “shfrytëzojnë në mënyrë aktive” këtë teknologji. Kjo nuk do t’i mbajë fëmijët të sigurt.

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

M’u desh pak kohë ta kuptoja se çfarë po bënte burri i ulur pranë meje në tren. Shfletonte fotografi të një vajze të vogël në telefonin e tij, duke zmadhuar disa prej tyre dhe duke prerë imazhet. Sigurisht, nuk ishte aspak e pazakontë, përveç faktit se – me një vështrim më të afërt – fotografitë ishin qartazi të vogëlushes së ulur përballë nesh e cila po luante me prindërit e saj. Në një tren plot me njerëz, ku shumica ishim ashiqare duke shikuar telefonat tanë, një i panjohur po e fotografonte vazhdimisht fshehurazi atë vajzë të vogël. Dhe, po të mos ishte ai ekran telefoni aq i dukshëm që shpërfaqi atë, nuk do të ishte kapur.

Ai takim kishte ndodhur ca kohë më parë, por m’u kujtua javën e kaluar kur dëgjova një fragment ku zëvendëspresidenti i Meta-s për pajisjet që mbahen në trup, Alex Himel, fliste me naivitet për BBC-në se si i kishte përdorur syzet e tij të reja inteligjente për të filmuar vajzën e tij duke kënduar në një konkurs talentesh. Ato i mundësuan ta fiksonte atë kujtim pa qenë nevoja ta shikonte përmes një ekrani, tha ai, duke e lejuar “disi ta jetonte çastin, me kokën lart dhe duar të lira”. Deri këtu, gjithçka duket bukur. Por, ç’të themi për rrezikun kur njerëz të pështirë i përdorin ato për të filmuar fshehurazi vajzat e të tjerëve, me kokën lart dhe duar të lira? Syzet e zgjuara të Meta-s kanë një dritëz të vogël paralajmëruese që pulson në kornizë për të treguar kur përdoruesi po xhiron, por teknologjia është ende aq e re saqë shumë njerëzve nuk u shkon ndër mend ta shikojnë atë. Dhe, në epokën e IA-së [inteligjenca artificiale], imazhet e vjedhura të fëmijëve kanë rëndësi. Të shkrepura në jetën reale ose të grumbulluara nga interneti, ato janë lënda e parë për krijimin e materialeve me pamje realiste të abuzimit seksual të fëmijëve – të llojit më ekstrem dhe më shqetësues. (Nëse kjo tingëllon si një krim i zymtë, por në fund të fundit me pak ose me aspak viktima të drejtpërdrejta, Internet Watch Foundation paralajmëroi – në një raport të fundit – se materialet e krijuara nga IA-ja rrezikojnë të ushqejnë interesin seksual ndaj fëmijëve, të normalizojnë dhunën dhe të rrisin rrezikun e kryerjes së abuzimeve në jetën reale.)

Your browser does not support the video tag.

Kur Google prezantoi syzet e para të zgjuara në vitin 2013, ato nuk u përhapën: dukeshin të bëra për maniakë të teknologjisë, por edhe potencialisht tepër shqetësuese – duke pasur parasysh mundësitë që u jepnin përndjekësve, provokatorëve në internet, kriminelëve që mblidhnin informacione dhe forcave të rendit në regjime shtypëse. Por, gjigantët e teknologjisë nuk kanë hequr dorë nga ëndrra për t’i lidhur njerëzit më natyrshëm me internetin, ndërsa versionet më të reja mësojnë nga gabimet e kaluara. Syzet e Meta-s janë më elegante – falë bashkëpunimeve me Ray-Ban-in dhe Kylie Jennerin – dhe reklamohen haptazi për prindërit me sloganin: “Mos e humb kurrë asnjë çast”. Dëshiron të regjistrosh momentet e rëndësishme të foshnjës sate ose të bësh të gjitha ato gjëra që zakonisht i bën fshehurazi kur je me fëmijët – të kontrollosh postën elektronike, të blesh në internet, të dëgjosh podkaste – pa i hequr sytë prej tyre? Është një mënyrë joshëse promovimi për prindërit e zënë, me ndjenjë faji dhe që përpiqen të bëjnë shumë gjëra njëherësh. Por, shqetësimet për mbrojtjen e fëmijëve që lidhen me filmimin e fshehtë janë mjaftueshëm reale, saqë shumë çerdhe dhe shkolla kanë filluar t’i ndalojnë këto syze në ambientet e tyre.

Megjithatë, ka një kthesë në këtë histori: t’i bësh këto syze të papranueshme nga pikëpamja shoqërore rrezikon të krijojë viktima të tjera. Kjo teknologji mund të ndryshojë jetën e personave të verbër, duke i ndihmuar të orientohen me siguri mes pengesave ose të përkthejnë menjëherë tekstin në audio.

Meta ka argumentuar se u takon individëve të sigurohen që të mos e “shfrytëzojnë në mënyrë aktive” këtë teknologji, gjë që të bën të pyesësh nëse kompania ka mësuar ndonjë gjë nga mënyra se si njerëzit u përballën me platformat e saj të rrjeteve sociale. Ndër mundësitë rregullatore mund të përfshihet legjislacion i ri për privatësinë, i përshtatur për epokën digjitale, që do t’i detyronte prodhuesit ta bënin shumë më të qartë se kur syzet regjistrojnë – ndoshta edhe me një sinjal zanor paralajmërues, si bipi i një kamioni që lëviz mbrapsht – të paktën derisa të gjithë të mësohemi ta shikojmë dy herë këdo që mban syze. Por, meqenëse kjo do t’i bënte ato jashtëzakonisht të sikletshme për t’u mbajtur, nuk ka gjasa t’u pëlqejë kompanive të teknologjisë që synojnë një treg masiv fitimprurës.

Një mundësi tjetër do të ishte që përgjegjësia për përdorimin keqdashës t’u ngarkohej prodhuesve dhe jo përdoruesve. Megjithatë, kjo mund të nënkuptojë vite të tëra procesesh gjyqësore – tepër të ngadalta – që do të përfundonin shumë kohë pasi dëmi të ishte shkaktuar. Ndërkohë, zgjidhja më radikale do të ishte një regjim rregullator para daljes në treg për teknologjitë e reja, i cili do ta njihte potencialin e tyre për të shkaktuar dëm shoqëror, njësoj siç veprohet me miratimin e barnave të reja ose të produkteve të reja ushqimore.

Ndoshta zgjidhja më e mirë është ajo që historia tregon se ka më pak gjasa të ndodhë: që një industri dritëshkurtër teknologjike të fillojë t’i parashikojë më mirë rreziqet e mundshme dhe t’i eliminojë ato që në fazën e projektimit – edhe kur ato duhej të ishin të dukshme nga hapësira. Me siguri ka gjëra që, për t’i parë, askush nuk ka nevojë për syze të zgjuara. /Telegrafi/

You Might Also Like

BDI kërkon hetim të plotë për ndotjen e ujit në Gostivar: Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha
Dyshohet se lejoi importin e biocideve dhe pesticideve të ndaluara, arrestohet një person në Prishtinë
Qeveria shpall gjendje krize në Gostivar
​“Duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës”, Hajrullahu kërkon lirimin e objektit në Mitrovicën e Veriut
Filipçe: Autoritetet duhet të përgjigjen se çfarë është ky ujë teknik dhe nga e marrin atë restorantet në Gostivar

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

A do t’i marrë Kosova fondet nga Plani i Rritjes? Komisioni Evropian po vlerëson raportin
TOP Momenti

A do t’i marrë Kosova fondet nga Plani i Rritjes? Komisioni Evropian po vlerëson raportin

July 21, 2026
Inspektorati Qendror i Punës apelon punëdhënësit për masa shtesë sigurie për shkak të motit të paqëndrueshëm
TOP Momenti

Inspektorati Qendror i Punës apelon punëdhënësit për masa shtesë sigurie për shkak të motit të paqëndrueshëm

July 21, 2026
Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon SHBA nga Kosova për dialogun strategjik
TOP Momenti

Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon SHBA nga Kosova për dialogun strategjik

July 21, 2026
Siljanovska pret presidenten e Indisë: Ka ardhur koha që partneriteti ekonomik të arrijë cilësinë e marrëdhënieve politike
TOP Momenti

Siljanovska pret presidenten e Indisë: Ka ardhur koha që partneriteti ekonomik të arrijë cilësinë e marrëdhënieve politike

July 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?