By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulmi në Ibër Lepenc, nis seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulmi në Ibër Lepenc, nis seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve
TOP Momenti

Sulmi në Ibër Lepenc, nis seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve

Momenti
Published: September 29, 2026

E plotësuar: Ka nisur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve, vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq si dhe ndaj Igor Dimoviq në rastin e sulmit në kanalin Ibër Lepenc në Zubin Potok.

Sot seanca për sulmin në Ibër Lepenc

Sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve, vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq si dhe ndaj Igor Dimoviq në rastin e sulmit në kanalin Ibër Lepenc në Zubin Potok.

Seanca do të mbahet në ora 09:30.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, kanë vendosur eksploziv në pjesën e kanalit të “Ibër Lepenc”, infrastrukturë publike e cila shërben për furnizimin me ujë të pijshëm dhe nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për prodhim të energjisë elektrike.

Shpërthimi në kanalin e “Ibër-Lepencit”, ai që pretendohet se ndezi fitilin e tritolit ishte punëtor në Sistemin Rajonal të Furnizimit të Ujit në Ujman

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë së vendit dhe rrezikimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës se Kosovës, e kanë vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit që shërben për përdorim ushtarak, (rreth 20 kilogram te llojit Trinitrotoluene “TNI”) në brendësi të kanalit.

Këtë, sipas PSRK-së e kanë bërë përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, duke e pozicionuar në atë mënyrë që të shkaktojë dëmtim serioz të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe me energji elektrike, ku me atë rast të pandehurit përmes ndezjes së një fitili zjarr-përcjellës me ndezje të ngadalshme e kanë aktivizuar lëndën shpërthyese duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit e kanalit të “Ibër Lepenc”.

E kjo, në aktakuzë thuhet se kishte shkaktuar ndërprerje furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e disa komunave veriore dhe qendrore te Kosovës, është penguar furnizimi me ujë për KEK-un, si dhe kanë rrezikuar edhe prodhimin e energjisë elektrike në nivel vendi.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë shkaktuar një rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike të shtetit, ku në këtë rast të dëmtuarës- Ibër Lepencit i janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 376 mijë e 774 euro e 70 centë.

You Might Also Like

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Katër shtetas polakë ndalohen pasi dëmtuan derën e magazinave ushtarake në Tetovë
PDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend Ligji për Specialen
Dita Botërore e Zemrës, ISHP: Do të hapim një pikë kontrolli falas në Shkup
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për ngacmim seksual

LEXO GJITHASHTU

Muharremi: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, Kurti ka marrë vendim më herët për një gjë të tillë
Muharremi: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, Kurti ka marrë vendim më herët për një gjë të tillë
Lajme
Von der Leyen vjen në Kosovë më 1 tetor, këto janë takimet e saj në Prishtinë
Von der Leyen vjen në Kosovë më 1 tetor, këto janë takimet e saj në Prishtinë
Lajme
Tahiri: Ndryshimi i ligjit për Specialen është obligim kombëtar, Presidenti vullnet politik
Tahiri: Ndryshimi i ligjit për Specialen është obligim kombëtar, Presidenti vullnet politik
Lajme
Erion Veliaj kërkoi të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, SPAK nuk e lejon
Erion Veliaj kërkoi të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, SPAK nuk e lejon
Lajme
Komuna e Skenderajt miraton Deklaratën ‘Jo në emrin tim’, Lushtaku: Dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve
Komuna e Skenderajt miraton Deklaratën ‘Jo në emrin tim’, Lushtaku: Dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve
Lajme

You Might Also Like

Raportohet e zhdukur një vajzë në Pejë
TOP Momenti

Raportohet e zhdukur një vajzë në Pejë

September 29, 2026
Trajanov: Krimet e luftës nuk vjetërsohen, Gjykata Kushtetuese ende hesht për rastet e Hagës
TOP Momenti

Trajanov: Krimet e luftës nuk vjetërsohen, Gjykata Kushtetuese ende hesht për rastet e Hagës

September 29, 2026
Arrestohen dy persona në Deçan, sekuestrohen bimë kanabisi dhe marihuanë
TOP Momenti

Arrestohen dy persona në Deçan, sekuestrohen bimë kanabisi dhe marihuanë

September 29, 2026
Trumpi, Xi dhe realiteti i hekurt nën pompozitet
TOP Momenti

Trumpi, Xi dhe realiteti i hekurt nën pompozitet

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?