By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Studentët në Serbi pritet të nxjerrin një kandidat për president kundër Vuçiqit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Studentët në Serbi pritet të nxjerrin një kandidat për president kundër Vuçiqit
TOP Momenti

Studentët në Serbi pritet të nxjerrin një kandidat për president kundër Vuçiqit

Momenti
Published: June 18, 2026

Aleksandar Vuçiq mund të përballet me një rival serioz në garën për president të Serbisë, nëse diçka e tillë pritet të ndodh së shpejti.

Kandidati që pritet ta sfidojë kreun aktual të vendit fqinj me shtetin e Kosovës, do të ishte përfaqësues i studentëve protestues.

Përfaqësuesi i këtyre të fundit Çeda Aleksiq e ka paralajmëruar një gjë të tillë.

Your browser does not support the video tag.

Duke folur për televizionin N1, ai tha se studentët e kanë diskutuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja presidenciale në Serbi, një çështje për të cilën po diskutohet në opinionin publik.

“Lëvizja studentore e ka shqyrtuar mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe në një rast të tillë do ta kishte kandidatin e vet”, tha ai në një intervistë për N1, transmeton KosovaPress.

Aleksiq foli edhe për tubimin që studentët do ta organizojnë të shtunën në Novi Sad me moton “Nuk jemi ndalur”, duke theksuar se ngjarja do të jetë tubim dhe jo protestë.

Ai tha se në këtë ngjarje do të paraqiten propozime dhe zgjidhje konkrete për çështjet që i konsiderojnë të rëndësishme, si dhe të japin vlerësimet e tyre për zgjedhjet lokale.

“Deri më tani kemi shprehur mjaftueshëm pakënaqësinë tonë. Tani është koha të ofrojmë zgjidhje se si mund të përmirësohen disa gjëra”, u shpreh Aleksiq.

Sipas tij, tubimi do të përfundojë para rënies së errësirës dhe qytetarëve do t’u kërkohet të shpërndahen qetësisht, me qëllim që të shmangen tensionet dhe incidentet.

Tubimet dhe protestat e studentëve në Serbi, që filluan para më shumë se një muaji, për shkak të një incidenti në Novi Sad, ku vdiqën 16 persona, në jo pak raste kanë qenë të dhunshme për shkak të përleshjeve të të rinjve, opozitës dhe qytetarëve anti-pushtet me forcat e rendit dhe të sigurisë.

source

You Might Also Like

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne
KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut
Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton

LEXO GJITHASHTU

Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë
Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë
TOP Momenti
Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni
Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni
TOP Momenti
Kurti: Altin Kryeziu do të kujtohet si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm
Kurti: Altin Kryeziu do të kujtohet si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm
TOP Momenti
Hoxhaj nis mobilizimin e strukturave të PDK-së për pritjen e ish-liderëve të UÇK-së
Hoxhaj nis mobilizimin e strukturave të PDK-së për pritjen e ish-liderëve të UÇK-së
TOP Momenti
Xani: Kurti duhet ta fokusojë gjithë agjendën te LDK-ja
Xani: Kurti duhet ta fokusojë gjithë agjendën te LDK-ja
TOP Momenti

You Might Also Like

Arsenali e dominon formacionin ideal të Premirligës
TOP Momenti

Arsenali e dominon formacionin ideal të Premirligës

August 26, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton
TOP Momenti

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton

August 26, 2026
Fisnik Asllani në radar të gjigantit turk, Galatasaray
TOP Momenti

Fisnik Asllani në radar të gjigantit turk, Galatasaray

August 26, 2026
“InfoNata” 25.08.2026
TOP Momenti

“InfoNata” 25.08.2026

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?