By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi
Lajme

S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi

Momenti
Published: May 29, 2026

Qe nga viti 2019 deri në mars të vitit 2026, zyrtari për kulturë, rini, sport i komunës së Kllokotit, S.S. i cili ishte edhe menaxher i bibliotekës në këtë komunë, nuk doli në punë dhe mori pagën nga shteti.

Ai dyshohet se shtetit i shkaktoi dëm mbi 39 mijë euro.

Your browser does not support the video tag.

Prokuroria Themelore në Gjilan tha se pas një hetimi dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të dyshuarin S.S. në dyshimin se kreu veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro”.

Your browser does not support the video tag.

Prokuroria Themelore në Gjilan tha se ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore do të paraqesë masën për sigurimin e të pandehurit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

The post S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Albana Bytyqi: “Është koha që Ramush Haradinaj të jetë në krye të vendit.”
Hajrullahu: Samiti i NATO-s në Ankara do të përcaktojë të ardhmen e Aleancës
Rutte nga Ankara: Aleatët e NATO-s të paraqesin plane konkrete për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes
Turqia mikpritëse e Samitit të NATO-s – Hajrullahu tregon pse Kosova nuk ka përfaqësues
KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Kurti dhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së prezantojnë pullën përkujtimore “Freedom250” – Kosova ndër të parat në botë
Lajme

Kurti dhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së prezantojnë pullën përkujtimore “Freedom250” – Kosova ndër të parat në botë

July 6, 2026
“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet të publikojë së shpejti rezultatet e analizave
Lajme

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet të publikojë së shpejti rezultatet e analizave

July 6, 2026
Trump: I kërkova FIFA-s të rishqyrtojë pezullimin e Balogunit
Lajme

Trump: I kërkova FIFA-s të rishqyrtojë pezullimin e Balogunit

July 6, 2026
Ozone Hair Clinic surprizon me transformimin e Bleros: Për këtë do të flitet gjatë
Lajme

Ozone Hair Clinic surprizon me transformimin e Bleros: Për këtë do të flitet gjatë

July 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?