Zjarri shkrumbon ndërtesën në Tajlandë, 11 persona humbin jetën

Zjarri shkrumbon ndërtesën në Tajlandë, 11 persona humbin jetën

Zjarri shkrumbon ndërtesën në Tajlandë, 11 persona humbin jetën

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë komerciale në ishullin turistik Phuket të Tajlandës.

Sponsor 3M Express

Zjarri shpërtheu rreth orës 03:17 të mëngjesit të së hënës, në zonën turistike Patong, në një ndërtesë ku ndodheshin një restorant, ambiente me qira për banim dhe një dyqan për marrjen me qira të motoçikletave. Flakët më pas u përhapën edhe në disa ndërtesa përreth.

Sipas autoriteteve, shkak i mundshëm i zjarrit dyshohet të jetë shpërthimi i një transformatori elektrik pranë ndërtesës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Guvernatori i Phuketit bëri të ditur se në dyqanin e motoçikletave ndodheshin rreth 100 mjete, si dhe sasi benzine, vaji motori, goma dhe materiale plastike, të cilat mund të kenë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve dhe tymit toksik.

Nga 16 të lënduarit, 15 janë shtetas tajlandezë dhe një nga Mianmari. Autoritetet kanë konfirmuar se në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk ka turistë.

Të lënduarit janë trajtuar në spital për shkak të thithjes së tymit dhe plagëve të shkaktuara nga xhamat e thyer.

Lexo edhe

Emocionon Nichi, kujton dy amanetet që ia ka lënë babai (VIDEO)

Emocionon Nichi, kujton dy amanetet që ia ka lënë babai (VIDEO)

Tensione në BBVK5, Anjeza, Sharri dhe Antoneta përplasen për Editën (VIDEO)

Tensione në BBVK5, Anjeza, Sharri dhe Antoneta përplasen për Editën (VIDEO)

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë