Nuk e pagoi gjobën prej 200 eurosh, përfundon në burg për 10 ditë – 47-vjeçari arrestohet në kufi në Han të Elezit

Një gjobë prej 200 eurosh, e mbetur e papaguar, i ka kushtuar me 10 ditë burg një 47-vjeçari, i cili është ndaluar nga Policia në pikën kufitare në Han të Elezit, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Bedri Ramën, 47 vjeçar, i cili është ndaluar në orët e para të së hënës, më 16 nëntor, pak pas mesnatës.

Gjatë verifikimit në pikën kufitare, autoritetet kanë konstatuar se ndaj tij ishte aktiv një urdhërarrest i Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Shkak për ekzekutimin e urdhërarrestit ishte mospagesa e gjobës prej 200 eurosh, e cila ishte zëvendësuar me dënim me burgim prej 10 ditësh.

Pas ndalimit, Policia ka zbatuar urdhëresën gjyqësore dhe e ka dërguar 47-vjeçarin në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Kështu, gjoba e papaguar prej 200 eurosh ka rezultuar me privimin e tij nga liria për 10 ditë, në përputhje me vendimin gjyqësor.

Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Anulohet seanca ndaj ish-kryeshefit të Policisë në Istog dhe ish-policit serb – akuzohen për krime lufte, vrasje e dhunime seksuale

LEX | Anulohet seanca ndaj ish-kryeshefit të Policisë në Istog dhe ish-policit serb – akuzohen për krime lufte, vrasje e dhunime seksuale

Haxhiu reagon ashpër pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel, kërkon sqarim nga Komisioni Evropian

Haxhiu reagon ashpër pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel, kërkon sqarim nga Komisioni Evropian

Haxhiu për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel: Presim sqarim për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme

Haxhiu për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel: Presim sqarim për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme

Nuk e pagoi gjobën prej 200 eurosh, përfundon në burg për 10 ditë – 47-vjeçari arrestohet në kufi në Han të Elezit | Momenti