Vjedhje njëra pas tjetrës në “Viva FLY” në Fushë Kosovë – dy persona kapen për 47 euro ushqime, u zbulohen edhe tri raste të tjera

Dy persona kanë përfunduar në pranga pas një serie vjedhjesh të produkteve ushqimore në Fushë Kosovë. Gjithçka nisi me denoncimin e dy vjedhjeve në marketin “Viva FLY”, ku ishin marrë artikuj në vlerë rreth 47 euro, por hetimet zbuluan se të dyshuarit lidheshin edhe me tri raste të tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, të dyshuarit janë Arben Gashi (1981) dhe Flamur Lahi (1992).

Dy vjedhjet në marketin “Viva FLY”, në rrugën “Hajrullah Zymi”, dyshohet se kanë ndodhur më 14 dhe 15 nëntor, ndërsa rasti është denoncuar në Polici të dielën, rreth orës 14:00.

Pas raportimit, hetuesit kanë identifikuar dy të dyshuarit dhe i kanë shoqëruar në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.

Gjatë intervistimit, të dy kanë pranuar se kishin kryer vjedhjet në marketin “Viva FLY”.

Por pamjet e kamerave të sigurisë kanë nxjerrë në pah edhe tri raste të tjera, në të cilat dyshohet se ishin përfshirë të njëjtët persona.

Sipas burimeve të Sinjalit, Gashi dhe Lahi kanë pranuar edhe këto vjedhje, duke deklaruar se kishin marrë vazhdimisht produkte ushqimore nga markete të ndryshme në Fushë Kosovë.

Nga 47 eurot e raportuara fillimisht, hetimet kanë identifikuar vjedhje të produkteve ushqimore me vlerë të përgjithshme rreth 200 euro.

Me vendim të Prokurorisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Emocionon Nichi, kujton dy amanetet që ia ka lënë babai (VIDEO)

Emocionon Nichi, kujton dy amanetet që ia ka lënë babai (VIDEO)

Tensione në BBVK5, Anjeza, Sharri dhe Antoneta përplasen për Editën (VIDEO)

Tensione në BBVK5, Anjeza, Sharri dhe Antoneta përplasen për Editën (VIDEO)

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë

Vjedhje njëra pas tjetrës në “Viva FLY” në Fushë Kosovë – dy persona kapen për 47 euro ushqime, u zbulohen edhe tri raste të tjera | Momenti