Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të së hënës në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, rreth orës 02:20 pas mesnatës, ekipet janë njoftuar për zjarrin dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarri kishte përfshirë një pjesë të depos në bodrumin e objektit të QKMF-së, por si shkak i intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll në kohë.

“Falë reagimit të shpejtë dhe intervenimit profesional, zjarri është lokalizuar me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit dhe dëmet e mundshme më të mëdha”, thuhet në njoftim.

Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka bërë të ditur se intervenimi është realizuar me sukses.

Deri më tani, në njoftimin e publikuar nuk janë dhënë detaje për shkakun e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara.

Lexo edhe

Mbi 1 miliard euro për blerjen e rrymës, Tahiri kërkon hetim parlamentar

Mbi 1 miliard euro për blerjen e rrymës, Tahiri kërkon hetim parlamentar

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi ynë është Liga B

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi ynë është Liga B

Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë

Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë