Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë

Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë

Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se kërkesa e parties së tij për debat parlamentar lidhur me sektorin e energjisë është miratuar dhe se kjo temë do të trajtohet në seancën e së enjtes.

Sponsor 3M Express

Tahiri ka thënë se debati do të përqendrohet në mungesën e energjisë elektrike, çmimin e rrymës, transaksionet dhe mënyrën e blerjes së energjisë, duke e cilësuar këtë çështje si njërën prej temave më të rëndësishme për vendin dhe ekonominë e Kosovës.

Ai ka ngritur shqetësime për shumën e shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike gjatë viteve të qeverisjes aktuale, duke thënë se mbi 1 miliard euro për këtë qëllim duhet të jenë objekt i hetimeve dhe diskutimit parlamentar.

Sipas Tahirit, përveç hetimit nga Prokuroria, nevojitet edhe një shqyrtim parlamentar për mënyrën se si janë zhvilluar proceset e blerjes së energjisë dhe për pasojat që ato kanë në furnizimin e vendit.

“E besojmë që ajo që ka ndodhur këto vite të kësaj qeverie, pra blerja e rrymës mbi 1 miliard euro, është një çështje që do të duhej të kishte jo vetëm hetim brenda Prokurorisë, por edhe hetim dhe diskutim parlamentar, për shkak se është e pabesueshme që për gjashtë vjet mos me mujt me u renovu B1”, është shprehur ai.

Sipas tij, kjo situatë do ta rrisë varësinë e Kosovës nga blerja e energjisë elektrike përmes tregtarëve të ndryshëm.

Ai ka theksuar se çështja e energjisë nuk lidhet vetëm me furnizimin, por edhe me ndikimin që ka në ekonominë e vendit dhe në çmimet që paguajnë qytetarët.

Përveç energjisë, në seancën e së enjtes pritet të trajtohet edhe gjendja në sektorin e shëndetësisë.

“Një temë tjetër po ashtu që do të trajtohet, ka të bëjë po ashtu edhe me aspektet e shëndetësisë. Në seancën e të enjtes mendojmë se ballafaqimi me QKUK-në, ballafaqimi me kërkesën e një shërbimi shëndetësor është ballafaqim me stresin më të madh që mund ta ketë një familje. Dhe këtë do ta trajtojmë prej perspektivës së shërbimit publik që ofron Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Tahiri.

Në këtë kontekst, ai ka kritikuar edhe planifikimin buxhetor për shëndetësinë, duke e cilësuar si të dobët buxhetin e projektuar për vitin 2027.

Sipas tij, kushtet në sektorin shëndetësor dhe mjetet e parapara për këtë fushë do të jenë pjesë e diskutimit parlamentar.

Lexo edhe

Mbi 1 miliard euro për blerjen e rrymës, Tahiri kërkon hetim parlamentar

Mbi 1 miliard euro për blerjen e rrymës, Tahiri kërkon hetim parlamentar

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi ynë është Liga B

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi ynë është Liga B

​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë | Momenti