Zhvillimet në Serbi: Hetohet lirimi i kryeterroristit Radoiçiq (VIDEO)

Zhvillimet në Serbi: Hetohet lirimi i kryeterroristit Radoiçiq (VIDEO)

Zhvillimet në Serbi: Hetohet lirimi i kryeterroristit Radoiçiq (VIDEO)

Për të fundit herë, publikisht u pa në një tubim zgjedhor të partisë së Aleksandar Vuçiqit në Kragujevc, më 9 tetor.

Sponsor 3M Express

Kështu, organizatori i sulmi terrorist ndaj Republikës së Kosovës, më 24 shtator 2023, në Banjskë, ku u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, Millan Radojçiq nga ajo ditë sikur është zhdukur nga faqja e dheut.

Tani kur në Serbi, aty ku jeton në arrati, ra regjimi 14-vjeçar i partnerëve të tij mafioz, politik e biznesor, Radojçiq, dhe pushtetin do ta marrë Lista Studentore, me urdhër të kryeprokurores serbe është vendosur nën llupën e autoriteteve në Beograd.

Po hetohen rrethanat se si erdhi puna që ish-nënkryetari i Listës Serbe, u arrestua më 3 tetor 2023 dhe iu dha masë paraburgimi, por u la i lirë pa u bërë 24-orë.

Deri këtë të enjte, trupa speciale e urdhëruar për ta mbikëqyr rastin Radojciq dhe grupin e Banjskës, nuk shpalosi ndonjë gjetje të tij… përderisa ka vazhduar arrestimi i krerëve të njësive speciale policore e paramilitare, të cilat i kanë shërbyer regjimit të SNS-s.

Ndërkohë, edhe në Raportin e Progresit për Serbinë, Bashkimi Evropian, ka kritika të forta për qeverinë e deritanishme në Beograd.

Sipas dokumentit të prezantuar të mërkurën në Bruksel, shteti serb nuk ka ndërmarrë asnjë hap domethënës për të siguruar llogaridhënie lidhur me sulmin e grupit të serbëve të armatosur që u krye në Banjskë, para tri viteve.

Pos kësaj, thotë raporti, Serbia veproi në mënyrë të përsëritur duke shkelur krejt detyrimet e saj sipas Ujdisë së Ohrit me Kosovën, më 18 mars 2023, përfshirë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës dhe Interpol.

Këto veprime, si dhe retorika nxitëse e vazhdueshme nga zyrtarët serbë, thotë BE-ja  vazhdojnë të minojnë procesin e normalizimit me Kosovën.

Lexo edhe

Raporti i Komisionit Evropian vlerëson lart IPK-në

Raporti i Komisionit Evropian vlerëson lart IPK-në

Pas gjashtë vitesh, Thaçi: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Pas gjashtë vitesh, Thaçi: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Policia njofton ekstradimet e tre të kërkuarve me urdhërarreste ndërkombëtare

Policia njofton ekstradimet e tre të kërkuarve me urdhërarreste ndërkombëtare