Demokratët kanë arritur një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke siguruar kontrollin si të Senatit, ashtu edhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Ky rezultat u jep atyre shumicën në Kongres për pjesën e mbetur të presidencës së Donald Trump.

Rezultati përbën një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike amerikane, ndërsa fitorja e demokratëve në disa shtete tradicionalisht republikane ka tejkaluar pritshmëritë e krijuara në muajt e fundit.
Presidenti Donald Trump reagoi për rezultatet në një intervistë për Fox News, ku përgëzoi demokratët për suksesin e arritur.
“Ata bënë një punë të mirë”, deklaroi Trump, duke shtuar se ishte “pak i befasuar” nga rezultati.
Në garat për Senatin, demokratët arritën fitore në disa shtete të konsideruara bastione republikane, përfshirë Teksasin, Ohajon dhe Kansasin. Në këtë të fundit, një kandidat demokrat nuk kishte fituar një garë të tillë prej afro një shekulli.
Marrja e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit u jep demokratëve mundësinë të ndikojnë drejtpërdrejt në agjendën legjislative dhe të pengojnë disa nga nismat e administratës Trump gjatë dy viteve të ardhshme.
Gjithashtu, ndryshimi i balancave politike në Kongres mund të hapë rrugën për iniciativa të reja politike, përfshirë edhe mundësinë e nisjes së një procedure të tretë për shkarkimin e presidentit amerikan.
Burimi: Insajderi



