Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 3 mars 2026, rreth orës 13:30, kur është arrestuar një person.
“ ‘Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, kwmbim, ndwrmjetwsim ose shitje e paautorizuar e armwve’. Gjakovë 03.2026 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/




