Zendaya shkëlqen me fustan krem në eventin e “The Odyssey”, rrëfen si e ndihmoi Tom Holland të përballonte ankthin në sheshxhirim

Zendaya u shfaq me një pamje elegante në eventin special të filmit “The Odyssey”, në Los Angeles, ku zgjodhi një fustan krem pa rripa, me një të çarë të theksuar përpara.

Sponsor 3M Express

Por, përtej paraqitjes së saj, aktorja ndau edhe një histori personale nga xhirimet e filmit, duke treguar se bashkëshorti i saj, Tom Holland, e kishte mbështetur në një moment kur ndihej veçanërisht në ankth.

Aktorja, e cila interpreton Athinën në filmin e Christopher Nolan, tregoi se kishte përjetuar shumë nervozizëm gjatë realizimit të një skene madhështore me dhjetëra interpretues dhe figurantë, shkruan DailyMail.

Ajo ndihej nën presionin për të mos gabuar, veçanërisht duke qenë se xhirimet realizoheshin me kamera IMAX.

Zendaya pranoi se situata ishte e vështirë dhe se mendimet e shumta rrezikonin ta pengonin të përqendrohej te interpretimi.

Në atë moment, mbështetja e Tom Holland rezultoi shumë e rëndësishme. Aktori, i cili interpreton Telemakun në film, kishte shkuar në sheshxhirim për ta inkurajuar, duke i dhënë siguri se gjithçka do të shkonte mirë.

Në event, Zendaya u shfaq me flokët e shkurtër në stilin pixie dhe këpucë Christian Louboutin me taka të larta.

Ajo u ngjit në skenë së bashku me Tom Holland dhe aktorët e tjerë të filmit, mes tyre John Leguizamo dhe Charlize Theron. /Telegrafi/

Lexo edhe

BDI: OBRM-PDUKM dhe VLEN, ju i morët vendimet për Alta Bankën, mos e kërkoni fajtorin në derë të huaj

BDI: OBRM-PDUKM dhe VLEN, ju i morët vendimet për Alta Bankën, mos e kërkoni fajtorin në derë të huaj

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Kilaj niset drejt Hagës: Pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit e të tjerëve

Kilaj niset drejt Hagës: Pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit e të tjerëve