Kilaj niset drejt Hagës: Pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit e të tjerëve

Kilaj niset drejt Hagës: Pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit e të tjerëve

Kilaj niset drejt Hagës: Pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit e të tjerëve

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale se është nisur drejt Hagës. Kjo nisje po bëhet vetëm dy ditë para shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve, i cili pritet të jepet më 17 nëntor, në ora 10:00, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Bashkë me Kilajn, në këtë rast akuzohen edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.
Sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, ata akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në kuadër të një procesi gjyqësor për krime lufte.

Para se të nisej, Kilaj ka ndarë disa fotografi familjare, duke shprehur pritshmëritë e tij për vendimin e gjykatës.
“Sot po nisem për në Hagë! Me 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër të lënduar

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër të lënduar

BDI: OBRM-PDUKM dhe VLEN, ju i morët vendimet për Alta Bankën, mos e kërkoni fajtorin në derë të huaj

BDI: OBRM-PDUKM dhe VLEN, ju i morët vendimet për Alta Bankën, mos e kërkoni fajtorin në derë të huaj

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit