“Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, Edona Llalloshi paralajmëron këngë të re për festat e nëntorit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka paralajmëruar publikimin e projektit të saj më të ri muzikor, i cili pritet të vijë në ditët në vijim, në kuadër të festave të nëntorit.

Sponsor 3M Express

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, artistja ka ndarë disa pamje nga videoklipi i këngës së re, duke u dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të asaj që po përgatit.

“Shpejt”, ka shkruar Llalloshi krahas videos, duke lënë të kuptohet se lansimi i projektit është shumë pranë.

Në një pjesë të shkurtër të videos dëgjohet edhe një varg i këngës: “Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, që lë të kuptohet se projekti do të ketë motive patriotike dhe do të përcjellë atmosferën e festave të nëntorit.

Këto festa, që për shqiptarët kanë një rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare, shoqërohen çdo vit me publikimin e këngëve të reja që i kushtohen atdheut dhe historisë.

Mbetet të shihet se çfarë tjetër ka përgatitur Edona Llalloshi për këtë projekt, i cili pritet të jetë pjesë e kolonës muzikore të festimeve të nëntorit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

“Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, Edona Llalloshi paralajmëron këngë të re për festat e nëntorit | Momenti